
UNDER THE TUSCAN SUN
Me pamje magjepsëse të fushave me lule dhe drekave të gjata nën diellin italian, ky film është si një fllad i freskët pranveror që të shtyn të pyesësh veten: “Po sikur të blej një shtëpi në Toskana…?”

MAMMA MIA!
Dielli, deti, Meryl Streep dhe ABBA, çfarë tjetër të duhet?!
Me ngjyrat e gjalla dhe energjinë pozitive, “Mamma Mia!” është si një dozë vitamine D për shpirtin. Perfekt për t’u parë me shoqet teksa planifikoni aventurat tuaja verore.

EAT PRAY LOVE
Julia Roberts na merr në një udhëtim shpirtëror nga Italia në Indi e deri në Bali! Merr dozën tënde të inspirimit me këtë histori vetë-zbulimi që të bën të mendosh: “Ndoshta është koha për të provuar diçka të re!”

LA LA LAND
Ëndrra, pasion dhe ngjyra që të lënë pa frymë, pikërisht si pranvera! Ky musical modern na kujton që ndonjëherë duhet të zgjedhim midis dashurisë dhe ëndrrave, por gjithmonë me elegancë dhe me një vallëzim!

MY BIG FAT GREEK WEDDING
Ky film na mëson që dashuria e vërtetë nuk ndodh vetëm mes dy njerëzve, por mes dy familjesh! Me humor të ngrohtë dhe situata që çdo vajzë ballkanase i njeh mirë, kjo komedi romantike është si një përqafim i ngrohtë.

ANYONE BUT YOU
Sydney Sweeney dhe Glen Powell na dëshmojnë se dashuria mund të vij dhe nga “armiqësia” më e zjarrtë! Me sfondin e Australisë së bukur dhe humor që të bën të qeshësh me të madhe, ky film është si një pije freskuese në një ditë të ngrohtë vere.

CRAZY RICH ASIANS
Dashuri, luks dhe drama familjare!
Me ngjyra të ndezura dhe stil që të lë pa frymë, ky film na fut në botën e pasurisë aziatike, ndërsa na kujton që dashuria e vërtetë kapërcen çdo diferencë sociale.

THE SISTERHOOD OF THE TRAVELING PANTS
Një palë xhinse, katër shoqe dhe aventura që zgjasin përjetë!

HOW TO LOSE A GUY IN 10 DAYS
Kur loja e mashtrimit kthehet në dashuri!
Një nga komeditë romantike më të spikatura, ku një çift përfundojnë duke rënë në dashurinë që po përpiqeshin kaq shumë të shmangnin.

THE PARENT TRAP
Dy binjake, një kamp veror dhe një komplot për të ribashkuar prindërit! Lindsay Lohan (në dy role!) na jep një histori që na bën të besojmë në forcën e lidhjeve familjare.
