11 qytete për ata që duan të humbasin këtë fundjavë!

Dhe të ndjejnë aromën e gjtheve dhe dritën e butë të fundit të vjeshtës!

Vienna, Austri

Një qytet që në nëntor vishet me klas dhe qetësi. Mbizotëron aroma e çokollatës së nxehtë, muzika klasike dhe ndjesia se çdo rrugë të çon drejt një momenti të vogël elegancë.

Pragë, Ceki

 Në nëntor, Pragës i shtohet një magji e ftohtë: kalldrëmet e lagura, dritat     që ndizen herët dhe ajo ndjesi sikur po ecën brenda një përralle gotike.

Budapest, Hungari

Dritat e urave mbi Danub marrin ngjyrë ari nën qiellin e ngrysur të nëntorit; një qytet që të ngroh me arkitekturë, kuzhinë dhe pak mister lindor.

big-ticket-image-65ca5e4a262ce762218810-cropped600-400

Reims, Francë

Reims është zemra elegante e rajonit të Shampanjës në Francë, një qytet ku historia, arti dhe luksit i qetë takohen natyrshëm. I njohur për katedralen madhështore, Reims ofron një përzierje të kulturës, arkitekturës gotike dhe shijes franceze më të rafinuar.

Amsterdam, Hollandë

Kur mjegulla ulet mbi kanalet e qeta dhe dritat pasqyrohen në ujë, Amsterdami bëhet më poetik se kurrë. Perfekt për shëtitje të gjata dhe kafe të ngrohta në qoshe të fshehura.

Ghent, Belgjikë

Një përzierje e përsosur mes modernes dhe mesjetës; dritat që pasqyrohen në ujë, aromat e çokollatës dhe një qetësi që të rehaton shpirtin.

The Cotswolds, Angli

Fshatrat prej guri, oxhaqet që tymosin dhe qielli gri  bën çdo pasdite të duket si fillim filmi. Cotswolds është ëndrra e çdo udhëtari të qetë në nëntor.

Copenhagen, Danimarkë

Minimalizmi danez takohet me “hygge” : kafe të ngrohta, rrugë me biçikleta dhe një ndjesi që çdo gjë rrotull është e bërë për të të qetësuar.

Wroclaw, Poloni

Wroclaw në nëntor është plot dritë, kulturë dhe tone të buta.

Ideal për një fundjavë ndryshe, mes historisë dhe aromës së byrekëve polakë.

Ljubljana, Slloveni

E vogël, e qetë dhe me një ritëm që të bën të harrosh kohën;

Ljubljana në nëntor është si një sekret që s’e ndan dot me askënd.

Kotor, Montenegro

Edhe pa diellin e verës, Kotori mbetet i magjishëm; deti i qetë, muret e vjetra dhe një ndjesi se koha ecën më ngadalë këtu.