5 Baret shekullore më “in” në Tiranë!

Tribeca Bar Tirana
Tribeca është një ndër baret më të njohura dhe të vjetra në Tiranë, ku mund të gjesh një shumëllojshmëri pijesh, pavarësisht nëse preferon pije të lehta, freskuese apo koktejle të sofistikuara, pasi baristët janë gjithmonë të përditësuar me koktejlet më të fundit dhe atmosfera është shumë cool.

Nouvelle Vague Tirana
Nouvelle Vague është një nga vendet më të gjalla dhe plot ngjyra në Tiranë, veçanërisht gjatë mbrëmjeve, ku hapësira e jashtme është gjithmonë e mbushur dhe vështirë se mund të gjesh një vend bosh. Vendi ideal për ata që duan diçka më ndryshe nga e zakonshmja.

Whisky
Jeta është shumë e shkurtër për të menduar gjatë… prandaj, një gotë whiskey është gjithmonë një ide e mirë! Party plot energji, koktejle të mira, verëra të zgjedhura dhe, pa diskutim, whiskey, gjithçka që të duhet për një natë pak më të sofistikuar se zakonisht!

Hemingway Tirana
Hemingway Bar, i frymëzuar nga shkrimtari Ernest Hemingway, u krijua për mbrëmjet e thjeshta mes miqve, artit, kulturës dhe muzikës jazz. Ky bar i vogël në qendër të Tiranës ofron koktejle të veçanta, aktivitete kulturore, street parties dhe koncerte përgjatë një prej rrugëve më të vjetra të qytetit.

Charl’s Bistro
Charl’s Bistro është një pikë referimi kur bëhet fjalë për jetën e natës në Tiranë, duke ofruar fundjava me muzikë live dhe DJ, si dhe netë latine. Charl’s është gjithmonë opsioni i duhur që nuk të zhgënjen për një natë argëtuese në një atmosferë të këndshme dhe të ngrohtë.