Antigua Caffe
Me një përvojë 20 vjeçare, Antigua është parajsa e të pasionuarve pas kafesë në Tiranë! Për ju që nuk mund të jetoni pa specialty coffee të stilit perëndimor, ky është vendi juaj. Bonus? Alternativat e qumështit vegjetarian dhe një ambient perfekt për laptop-in tuaj! “Vendi ku Seattle dhe Los Angeles takohen në zemër të Tiranës” – thonë vizitorët e huaj.

Hana Corner Café
Ndriçimi i butë, atmosfera mikpritëse dhe kafeja e sapobluar krijojnë një ambient ku koha duket se ngadalëson ritmin. Përveç kafesë spektakolare, mos harroni të provoni çajin matcha dhe ëmbëlsirat vegane. Më shumë se thjesht kafene, Hana është komunitet që mbështet bizneset lokale dhe organizon aktivitete për artizanët e vegjël.

FLORUM
Imagjinoni kafen tuaj të preferuar e rrethuar nga lule të freskëta, ky është Florum! Vendi ideal për të kapur atë foto perfekte për Instagram në mëngjes. Me shërbim të shpejtë dhe çmime të arsyeshme, ky vend ju ofron një pauzë relaksuese mes natyrës. Ndërkohë që shijoni kapuçinon, mund të admironi dizajnet e bukura florale ose të zgjidhni një buqetë të freskët për dikë special.

Mimoza
Nën hijen e pemëve të mimozës, në një nga rrugët më të vjetra të Tiranës, qëndron ky ‘hidden gem’. Me kafen e përsosur Illy, Mimoza është destinacioni ideal për mëngjeset dhe brunchet e fundjavës!

Vendi ku tradita dhe cilësia e lartë takohen për të krijuar momentin perfekt. Shifna te Mimoza!

Destil
Destil Creative Hub është ‘spot-i’ i krijuesve dhe digital nomads të Tiranës! I vendosur në një ndërtesë historike, ky vend kombinon kafen e mirë me hapësira coworking. Nëse doni të punoni, të takoni shpirtra kreativë ose thjesht të shijoni një kafe teksa merrni frymëzim, ky është destinacioni juaj i radhës!