Vendet më të mira në Tiranë ku mund
t’i gjeni secilën prej tyre!

BELLA NAPOLI Për Pizza

Një copëz e vërtetë e Napolit në zemër të Tiranës! Me receta autentike picat e Bella Napoli piqen në furrë druri për të dhënë atë shijen e pakrahasueshme italiane. Përbërësit e freskët dhe kombinimet tradicionale e bëjnë këtë vendin e duhur për dashamirësit e picës së vërtetë napolitane!

ULLIRI RESTAURANTS  Për Pinsa

Restorant Ulliri në Tiranë ofron pinsa të shijshme me përbërës cilësorë dhe brumë të lehtë. Pinsa al Pesto dhe Pinsa al Funghi janë disa nga opsionet më të preferuara, me shije të veçanta dhe përbërës të freskët. Ambienti modern dhe shërbimi i përkushtuar bëjnë përvojën të këndshme dhe të paharrueshme.

PIZZERI PAVAROTTI Për Pizza

Pizzeri Pavarotti është e njohur për picat e saj napolitane të përgatitura me produkte cilësore italiane. Ambienti elegant dhe modern ofron hapësira të bollshme brenda dhe jashtë. Përveç picave, restoranti ka një përzgjedhje të mirë verërash.

MILLENIUM GARDEN  Për Pizza

Millenium Garden është vendi ideal për të shijuar pizza të shijshme me receta unike dhe përbërës cilësorë. Me një shumëllojshmëri shijesh, ato janë perfekte për një darkë të këndshme në një ambient të relaksuar. Cilësia dhe shija e veçantë i bëjnë një zgjedhje të shkëlqyer për çdo rast!

RESTORANT PAGUS  Për Pinsa

Restoranti Pagus ofron pinsa të shijshme me brumë të lehtë dhe përbërës të freskët. Lokali ka një ambient ngrohtë dhe modern, me një menu të larmishme dhe shërbim të përkushtuar, duke siguruar një përvojë të këndshme për klientët.

DELIZIOSA TIRANA Për Pizza

Një vend që të çon direkt në zemër të Italisë me picat e saj artizanale, të përgatitura me një brum të lehtë dhe të shkrifët. Përbërësit cilësorë dhe kombinimet autentike e bëjnë çdo kafshatë një eksperiencë të paharrueshme për ata që e njohin shijen e vërtetë të picës!

COLONIAL TIRANA Për Pinsa

A e dinit që te Colonial Tirana mund të shijoni disa nga kokteilet më të mira në qytet, por gjithashtu ehe pinsa tepër të shijshme ? Me një përzgjedhje unike dhe shije të rafinuara, çdo pije është një eksperiencë më vete, dhe kjo eksperiencë plotësohe vetëm nëse provoni pinsat e tyre të shijshme, perfekte për një darkë të këndshme mes miqsh!