Aftësi që po zhduken në heshtje nga bota moderne

Çfarë po humbasim, pa e kuptuar …

Telefonat fiks   

Telefonat e shtëpisë po zhduken. Brezat e ardhshëm mund të mos e njohin kurrë tingullin e mbylljes së receptorit.

Shkrimi i dorës (kursive) 

Në shumë vende, shkrimi kursive nuk kërkohet më në shkolla. Brezat e rinj shpesh e kanë të vështirë ta lexojnë, e jo më ta shkruajnë.

Leximi i gazetave fizike  

Gazetat në letër po zhduken. Lajmet konsumohen kryesisht online. Të lexuarit gazeta në mëngjes po mbetet nostalgji.

Leximi i orës analoge  

Orët dixhitale kanë zëvendësuar ato me akrepa. Si pasojë, shumë nxënës sot nuk dinë të lexojnë orën në një orë analoge… Një aftësi bazë që po zhduket në heshtje.

Përdorimi i hartave fizike  

Hartat në letër janë pothuajse të zhdukura. Shumica e njerëzve mbështeten plotësisht te GPS-i. Ndjesia jonë e drejtimit është zëvendësuar nga një zë artificial që na thotë ku të kthehemi.

Mbajtja mend e numrave të telefonit  

Telefonat inteligjentë kanë marrë përsipër kujtesën tonë, duke na bërë më të varur dhe më pak të aftë të kujtojmë.

Llogaritjet mendore  

Makinat llogaritëse dhe aplikacionet kanë zëvendësuar të menduarin. Aftësia për të bërë llogaritje të thjeshta pa ndihmë po bie ndjeshëm.

Qepja e rrobave  

Shumica e njerëzve nuk dinë të qepin as një kopës. Sot, rrobat zëvendësohen më shpejt sesa riparohen. Fija dhe gjilpëra po humbasin vendin e tyre.

Përdorimi i radios analoge  

Dikur, rregullimi i radios ishte një ritual. Sot, pajisjet analoge janë thuajse të zhdukura dhe dëgjimi është bërë digjital.

Shkrimi i letrave me dorë  

Letra e shkruar po zhduket. Mesazhet dhe email-et kanë fshirë një traditë mijëra vjeçare të komunikimit personal.

Fotografia me film  

Fotografia me film kërkonte durim dhe njohuri. Sot, pak veta dinë të vendosin ose të zhvillojnë një film fotografik.

Përdorimi i busullës  

Shumë të rinj nuk dinë të gjejnë veriun apo të lexojnë një hartë. Natyra është e njëjtë, por instinktet tona kanë ndryshuar.