Përtej atraksioneve turistike
Qëndrimi:
Innside by Meliá – Një hotel 4-yje me një lokacion perfekt, pranë stacionit të metrosë, që ju lejon të eksploroni qytetin pa stres. Dhomat ishin komode dhe moderne, me dritare të mëdha që sillnin brenda atmosferën dinamike të Amsterdamit. Ne qëndruam në dhomën standarde, e cila kushtonte 200€/nata për dy persona, pa mëngjes të përfshirë.
Fluturimi & Transporti:
- Tirana – Eindhoven: Bileta 55€ (e rezervuar 2 javë më parë).
- Nga Aeroporti i Eindhoven në Eindhoven Central Station: 5.5€/person.
- Treni Eindhoven – Amsterdam (45 minuta): 25.6€/person.
Pas check-in në hotel, bëmë një shëtitje përgjatë kanaleve të Amsterdamit. Ne do t’ju sugjeronim periudhën prill-maj, kur qyteti është në lulëzim dhe gjelbërimi i pranverës e bën gjithçka edhe më magjike.
Rooftop bars që ia vlejnë:
– Hasta La Vista, Baby
Ndodhet në katin e 19-të të hotelit tonë, me një pamje 360° mbi qytetin dhe koktejle fantastike! (2 Gin & Tonic = 23€, më lirë se në Tiranë!). Ishte zgjedhja perfekte për një mbrëmje të qetë, por me atmosferë të gjallë.
– LuminAir
Skybar-i më unik në zemër të Amsterdamit! Dizajni i tij i veçantë e bënte një spot perfekt për ata që duan foto Instagrami. Një rooftop bar me një atmosferë rinore dhe energjike, ideal për një natë të paharrueshme jashtë.
Sugjerimet tona për restorantet:
– Little Collins
Një nga vendet më të rekomanduara për brunch – dhe me të drejtë! Mos e lini pa provuar pjatën e tyre të famshme me vezë të ziera poche dhe avokado.
– La Libertine
Një restorant me vibe francez që ofron pjatat më klasike dhe një ambient shumë të këndshëm.
– The Siren
Restoranti simotër i Secret Garden, ku ne zgjodhëm të shijonim dy ëmbëlsira dhe dy gota verë rosé – kombinimi perfekt për këtë vend elegant dhe të kuruar në detaje. Një atmosferë që të bën të ndihesh i përkëdhelur!
Destinacione që nuk duhen humbur:
Keukenhof Park – i njohur si Parku i Tulipanëve, një vend që duket si një kartolinë e gjallë! Bileta 37€/person për të rriturit dhe 17€/fëmijë, me transport të përfshirë. Një kënaqësi e vërtetë për sytë dhe shpirtin!
Rijksmuseum – Muzeu ndërkombetar i Holandës, renditet si një nga muzet më të vizituar në botë. me vepra të Rembrandt, Vermeer dhe shumë të tjerë. Bileta: 25€/person.
Moco Museum – Perfekt për adhuruesit e artit modern dhe street art-it, me ekspozita nga Banksy dhe artistë të tjerë të njohur. Gjendet edhe në Barcelonë dhe Londër! Bileta: 27€/person.
Heineken Experience – një super eksperiencë për 30 euro/person. Një përvojë gjithëpërfshirëse mbi prodhimin e birrës Heineken. Në këtë biletë përfshiheshin:
- Një tur shpjegues mbi historinë dhe procesin e prodhimit të birrës.
- Foto dhe video me logon e Heineken në photobooth të ndryshme.
- Tre birra të përfshira në çmim.
Eksperienca për të përjetuar Amsterdamin:
Një shëtitje në kanale
S’mund të shkosh në Amsterdam dhe të mos bësh një shëtitje në kanale! Qoftë me varkë, qoftë në këmbë, do të shijoni një pamje magjike të qytetit.
Eksplorimi me biçikleta
Në mbrëmje vendosëm ta përjetonim qytetin si vendasit: me biçikleta! U endëm nëpër rrugët e ngushta mes kanaleve, duke ndjerë ritmin e vërtetë të Amsterdamit. Destinacioni i fundit?
Red Light District
Një eksperiencë kulturore krejt ndryshe. Kjo është zona më e vjetër e qytetit dhe një nga më të vizituarat nga turistët. Një vend plot histori dhe kontraste, me një vibe unik. A do të guxonit ta vizitonit?
A do të rikthehemi?
Një kafe e fundit në një nga kafenetë ikonike të qytetit dhe një vështrim i fundit mbi kanalet… Para se të merrnim avionin për në shtëpi, ndjenim se kjo nuk ishte lamtumirë, por një “shihemi së shpejti”.
Amsterdam është një qytet që të fton të rikthehesh gjithmonë e më shpesh!