Arbër Hajdari Dhe arti i të thënit gjërat drejt në Big Brother VIP
Flet qartë dhe pa diplomaci të tepërt
Publiku e dëgjon me vëmendje për mënyrën e thjeshtë si ai shprehet. Arbri nuk përdor gjuhë të komplikuar televizive: flet drejtpërdrejt dhe me një logjikë që kuptohet lehtë.
Nuk shihet si thjesht personazh televiziv
Arbri nuk identifikohet vetëm me televizionin. Ai vjen me një profil të ndërtuar mirë jashtë ekranit, gjë që e bën publikun ta perceptojë edhe si një figurë të respektuar për kontributin e tij..
Shpesh artikulon atë që publiku mendon
Një nga aftësitë më të rralla në televizion është të arrish të thuash pikërisht atë që publiku po mendon në shtëpi dhe Arbëri e bën më së miri. Njerëzit ndihen të përfaqësuar për mënyrën si ai i lexon situatat dhe karakteret.
Ruan një balancë mes kritikës dhe respektit
Edhe kur kritikon fort një banor, ai nuk kalon kurrë në sulm personal. Ka një balancë mes argumentit dhe respektit, gjë që në një format me shumë tension nuk është e lehtë të ruhet.
Është autentik
Në një kohë kur shumë figura televizive duken të ndërtuara për kamerën, Arbër Hajdari krijon përshtypjen e një personi që nuk po luan një rol. Ai është i njëjti në argument, në ton dhe në qëndrime për gati 5 vite tanimë.
Ka një intuitë shumë të fortë për njerëzit dhe situatat
Edhe në momentet më të debatueshme të BBVA, shpesh është vënë re se komentet e Arbër Hajdari rezultojnë të sakta me kalimin e kohës. Pavarësisht polemikave të momentit, ai shpesh arrin të lexojë mirë dinamikat mes banorëve dhe të parashikojë mënyrën si do të zhvillohen situatat.
Krijon një figurë autoriteti pa qenë arrogant
Në një panel ku debatet janë shpesh të forta, Arbri ka krijuar një figurë që perceptohet me autoritet, por jo arrogante. Ai mund të jetë kritik dhe i drejtpërdrejtë, por zakonisht ruan një ton që i jep peshë argumentit pa u kthyer në dominim të debatit.
Batutat dhe mimikat e bëjnë një figurë karizmatike
Përveç analizave dhe qëndrimeve të tij, një element që e bën Arbrin një figurë të veçantë janë batutat, mimikat apo reagimet e tij. Jo sepse përpiqet të jetë qesharak apo spektakolar, por sepse ato i vijnë shumë natyrshëm. Dhe pikërisht ky spontanitet e bën të godasë pa pasur nevojë të thotë shumë.
Big Brother VIP Albania është një format që prodhon personazhe çdo sezon. Por ka edhe raste kur një figurë arrin të bëhet pjesë e historisë së formatit pa qenë fare banor. Dhe Arbër Hajdari është një prej tyre. Një opinionist që, me kalimin e kohës, është kthyer në një personazh të padiskutueshëm të spektaklit.









stylisphere
most read

Arbër Hajdari Dhe arti i të thënit gjërat drejt në Big Brother VIP

Pse gratë në Amerikë Po paguajnë 150 mijë dollarë për të gjetur partnerin “e duhur”?






