Berati i veshur me drita dhe plot atmosterë festash

Të shikoje një vend si @tradita_e_beratit dhe një qytet si Berati, qe ndezin dritat të paret ne Shqipëri, për ne nuk kishte gjë më të bukur dhe jemi të sigurt se e ndjetë edhe ju, nga story-t tona live.

Tradita e Beratit eshtë një nga vendet tona më të preferuara; aty ku duam vërtet të gjejmë shtëpinë, edhe kur jemi larg saj.

Dhomat tipike me gurë, ushqimi tradicional nga duart e mamit të Antonelit dhe Kejsit shije që s’janë thjesht receta, por kujtime, dashuri, kujdes.

Këtë herë kishte edhe një risi në menu: kombinimi perfekt mes klasikës dhe modernes. Specialitete beratase krah fiorentinës dhe crème brûlée… një histori shijesh që bën diferencën!

Pastaj, teksa ngjit shkallët, sheh që zona e preferuar e turistëve gjatë veres, Wine & Beer, tashme eshtë shndërruar në një atmosferë më dimërore, për verë e zjarr (dhe mbase edhe ca gështenja), që mbrëmja të mbyllet pikërisht siç duhet.

Ashtu si e mbyllëm dhe ne: një gotë verë, miqtë pranë, zjarri që ngroh dhe para syve qyteti si pikturë, me shtëpitë e tij “një mbi një”.