Ka vende ku udhëtimi nuk është thjesht arratisje, por një mënyrë për të rikthyer balancën e humbur. @bregu_village është pikërisht një prej tyre. I vendosur në fshatin Pjezë, diku aty midis Shijakut, ndodhen 4 vila mes gjelbërimit të panumërt e me një vetratë që të duket sikur “zhytesh” në natyrë duke u bërë një me të, me arkitekturë minimaliste të frymëzuar nga kultura Norvegjeze, një ambient madhështor i posaçëm për Spa, restoranti e bari me pamje nga një pishinë që pritet të përfundojë shumë shpejt, 7 kuaj fantastikë, një hapësirë plot rosa, pata, pula, lepuj e pëllumba dhe një “mini pyll” midis këtyre të gjithave, që ecja juaj e mëngjesit t’ju shijojë ndryshe.
*Spa-ja është zemra e këtij destinacioni. Sa futesh, të bie në sy koncepti i veçantë si ajo është ndërtuar, pastaj harrohesh nga masazhi i Anabel, filipinezes që ne na shërbeu, dhoma e hammam, sauna, jacuzzi e një hapësirë e hapur e krijuar si një kinema.
4 vilat kanë të gjitha të njëjtën arkitekturë, dhe janë të pajisura më çdo gjë. Plot hapësirë, pamje surreale, dhe qetësi maksimale.
Restoranti karakterizohet nga një menu me gatime të zonës. Çdokush është i lirë t’i shijojë gatimet pranë Spa (në një tavolinë që përgatitet nga stafi nëse doni të jeni pak më privatë ose në raste të veçanta), te ambienti i restorantit në verandë ose te Pedana, një kënd i krijuar mes pyllit të vogël për të shijuar natyrën më pranë.
Pavarësisht këtyre, te Bregu gjen fare mirë edhe relaksin, edhe adrenalinën, pasi kush ka shpirtin e aventurierit mund të marrë motorrat e quads, dhe të shijojë perëndimin nga kodrinat e zonës.
Ajo që vlen gjithashtu për t’u evidentuar është stafi. Staf i buzëqeshur gjithë kohës, në gatishmëri për çdo nevojë, të sjellshëm dhe shumë të këndshëm teksa ju shoqërojnë në një mini tour të gjithë ambientit.
Falenderimi më i veçantë shkon për Klevisin dhe gjithë familjen e tij për mikpritjen, Nancy nga Madagascar për një nga darkat më të veçanta të Stylisphere dhe Anabel nga Filipina për masazhin fantastic.
Një gjë është e sigurt, kur largohesh nga Bregu kupton se koha nuk është ndalur, thjesht ju keni mësuar ta shijoni ndryshe.
stylisphere
most read


9 Sekretet japoneze për të jetuar më lehtë me mendimet e tua






