Çfarë duhet të përjetosh të paktën një herë në Europë Ja aktivitetet më të veçanta!

Shijo panoramën më të bukur të Venicias

Për pamjen më të bukur nga lart në Venice, ngjitu në tarracën e Fondaco dei Tedeschi pak para perëndimit. Më pas, ndalo pranë Rialto Bridge për një Campari dhe cicchetti buzë kanalit.

Porosit verë nga një dritare vere në Firence 

Mjafton të afrohesh, të biesh ziles dhe të blesh verën përmes dritares prej druri, ashtu siç thuhet se bënte edhe Leonardo da Vinci.

Kalo ditën në një wine bar historik në Londër  

Gordon’s Wine Bar në London është wine bar-i më i vjetër i qytetit, me ambiente të ngrohta me qirinj, tavolina druri dhe atmosferë shumë intime. Të ndihesh sikur je në një Londër të një epoke tjetër!

Relaksohu në banjat termale të Budapestit  

Një nga aktivitetet më të bukura që mund të bësh në Budapest është të relaksohesh në banjat termale, me pishina natyrale dhe ambiente historike. Ndër më të famshmet janë Gellért Baths, Király Baths dhe Rudas Baths.

5 (19)

Bëj surfing në Portugali  

Në Portugali, vendi perfekt për të provuar surfing është në Lisbon, në Ericeira, me valë të qeta për fillestarët, ndërsa për spektakël ekstrem zgjidh Nazaré.

Bëj ski mes maleve magjike të Dolomiteve  

Kalo disa ditë duke bërë ski në Cortina d’Ampezzo, me pauza për Aperol në tarracën e Rifugio Averau. Vishu chic për darkë dhe shëtit në Corso Italia, mes dritave të ngrohta dhe atmosferës “dolce vita”.

Vizito Ishujt e Princave, larg zhurmës së Stambollit  

Vetëm pak minuta me traget nga Stambolli, Ishujt e Princave ofrojnë një atmosferë krejt ndryshe në Büyükada. Vila historike, gjire për not dhe pamje mahnitëse të hapura nga maja Yücetepe.

Shëtit natën në Mdina  

Mes Gozo dhe Valletta, brigjet e Maltës janë të bukura, por vendi më magjik mbetet Mdina. Vizitoje natën kur dritat e buta nxjerrin në pah shekuj histori të ruajtur brenda mureve të saj.

Vizito fabrikën e xhamit në Murano, Venecia  

Një nga përvojat më të bukura në Venica është udhëtimi drejt Murano, ku arti i xhamit merr jetë përpara syve të tu dhe sheh sa delikat është krijimi i tij.

Zhytu në një liqenet e Suedisë si vendasit  

Në verë, kur dielli lind që në orën 3 të mëngjesit, një zhytje spontane në ujërat e pastra pranë Stockholm, sidomos rreth Västerbron Bridge ose në Norr Mälarstrand, është aktiviteti ideal që të jep energji për kafen e mëngjesit.

Bëj një shëtitje me varkë në rivierën franceze 

Merr me qera një varkë të vogël në Cassis dhe shko për not sekret në Calanque d’En-Vau. Më pas, shijo një drekë me rosé në Hôtel Les Roches Blanches me pamje nga Côte d’Azur.

Darko në një “shpellë djathi” në Bordeaux  

Baud et Millet në Bordeaux ka një bodrum djathi me mbi 100 lloje për të zgjedhur për degustim “all-you-can-eat”. Mjafton të zgjedhësh një shishe verë dhe ke një nga eksperiencat më autentike gastronomike në qytet.

Përjeto magjinë e aurorës në Finlandë  

Mes borës dhe heshtjes së veriut, në Lapland, mund të shijosh Dritat Veriore, të shëtisësh me drerë apo mbi liqene të ngrira dhe më pas të relaksohesh në saunën-gondolë të Ylläs.

Shiko pamjen më të bukur të Edinburgh-ut nga lart  

Ngjitja në Arthur’s Seat është një ecje e pjerrët dhe sfiduese, por pas lodhjes, shpërblehet me pamjen më të bukur mbi Edinburgh që të bën ta kuptosh pse kjo është një nga eksperiencat më të veçanta.

Shiko art në stacionet e metrosë në Stokholm  

Metroja e Stockholm është galeria më e gjatë e artit në botë, me mbi 90 stacione të dekoruara me murale, mozaikë dhe skulptura, dhe ndalesa si T-Centralen, Kungsträdgården metro station apo Stadion metro station janë më të veçantat.

Shiko lindjen e diellit mbi Charles Bridge në Pragë  

Charles Bridge lidh Qytetin e Vjetër me Malá Strana mbi lumin Vltava dhe është veçanërisht magjik në lindje të diellit. Në agim, Praga shfaqet pothuajse bosh, duke ofruar një nga momentet më të bukura dhe të qeta për ta përjetuar qytetin.

Zbulo arkitekturën unike të Zaandam në Amsterdam  

Bëj një udhëtim ditor nga Amsterdam drejt Zaandam, vetëm 30 minuta larg, për të parë arkitekturën unike buzë Zaan River, e cila dallon për shtëpitë tradicionale holandeze, me fasada me ngjyra që krijojnë një pamje si nga përralla.

Provo hedhjen nga shkëmbinjtë në Kroaci  

Në brigjet e Kroacisë, shkëmbinjtë karstikë ofrojnë vendin perfekt për cliff jumping në detin e ngrohtë. Pikat më të njohura përfshijnë Sacred Rock Pula, Cape Kamenjak, Sveta Nedilja, Odysseus Cave dhe Buža Bar në Dubrovnik.

Bëj një xhiro me rollercoaster në Copenhagen  

Në Copenhagen, Tivoli Gardens është një nga parqet argëtuese dhe më të vjetra në botë, ku mund të hipësh në Dæmonen dhe të shijosh pamje të qytetit nga lart.