Spoiler: Rikthim i ndjenjave nga e kaluara*

Dashi
Mund të përfundosh duke “stalkuar” pa dashje partnerin e ri të ish-it, të bllokosh dikë, ose të futesh në një spiral emocionale për diçka që më parë nuk të shqetësonte fare. Mërkuri tani është në shtëpinë tënde të 12-të, atë të nënvetëdijes, duke nxjerrë në sipërfaqe ndjenja të fshehura. Je shumë intuitiv/e këto ditë, dhe instinkti yt po përpiqet të të mbrojë që të mos biesh sërish në një cikël të keq.

Demi
Po ndihesh çuditërisht sentimental/e për miq të vjetër, lidhje të shkuara apo njerëz që pothuajse u bënë diçka më shumë. Mërkuri po ndikon në shtëpinë tënde të njëmbëdhjetë, dhe kufijtë mes miqësisë dhe dashurisë po bëhen të paqartë. Mund të ndihesh i/e “triggeruar” kur dikush flirton me një mik/mike, ose të tërhiqesh nga dikush i ri në rrethin tënd që të kujton një ish. Ajo që po rikthehet në sipërfaqe nuk është rastësi. Është një pasqyrim i llojit të partnerit që në të vërtetë të duhet.

Binjakët
Njerëzit kanë filluar të flasin për marrëdhëniet e tua. Mund ta gjesh veten duke përmendur një ish në biseda, duke krahasuar jetën tënde sentimentale me të tjerët, ose duke analizuar tepër se çfarë mendojnë njerëzit për partnerin tënd aktual. Po përpunon njëkohësisht reputacionin dhe dashurinë: për çfarë njihesh; për çfarë dëshiron të njihesh?!

Gaforrja
Do të fillosh të mendosh për një dashuri në distancë, një ish nga jashtë vendit, apo për dikë që ke humbur vetëm për shkak se e ke njohur në kohë të gabuar. Zemra jote po kërkon diçka më të madhe, më kuptimplotë, tani që Mërkuri po ndikon në shtëpinë tënde të nëntë. Prit një dëshirë të fortë për të kontaktuar, për të udhëtuar, ose për të rindezur diçka që dikur dukej e fuqishme, por përfundoi shumë shpejt. Ky tranzit mund të të bëjë gjithashtu të vësh në pikëpyetje bindjet e tua rreth dashurisë dhe të kuptosh se lloji i marrëdhënies që dikur doje, nuk të mjafton më.

Luani
Plagët e vjetra të xhelozisë po aktivizohen sërish dhe mund ta gjesh veten duke u përfshirë emocionalisht për shkak të së shkuarës së dikujt tjetër. Mërkuri po ndikon te çështjet e intimitetit; dinamika e pushtetit dhe frika nga tradhtia po hapen një nga një. Nëse je në një marrëdhënie, bisedat rreth ekskluzivitetit apo besnikërisë emocionale mund të bëhen intensive. Nëse je beqar/e, mund të vësh re se je emocionalisht i/e rezervuar me njerëzit e rinj, për shkak të diçkaje që dikush ta ka bërë vite më parë.

Virgjëresha
Ish-at e tu po rikthehen fuqishëm. Jo vetëm duke të shkruar, por duke u shfaqur në ëndrrat e tua, në plagët që të aktivizohen, në çështjet e besimit dhe në mesazhet private. Mërkuri po ndikon në shtëpinë tënde të shtatë, atë të martesës dhe partneritetit. Po nxjerr në dritë pikërisht ato gjëra që i ke shmangur të flasësh në dashuri. Do thuash gjëra që ndoshta nuk i mendon plotësisht, do ndjesh emocione që besoje se kishin ikur, dhe do mësosh sërish çfarë të duhet vërtet nga një partner. Qoftë mbyllje kapitulli apo një ribashkim, nuk do të dalësh nga ky tranzit pa u prekur.

Peshorja
Jeta jote e dashurisë është gati të rishkruhet nga një mesazh i vetëm. Ky tranzit po rikthen dikë që dikur përpiqeshe ta shëroje, për të testuar nëse e ke tejkaluar vërtet kompleksin e “shpëtimtarit”. Ata do të afrohen me butësi, do të thonë që kanë ndryshuar… por ky është testi yt. A e humbet ende veten duke u përpjekur të rregullosh njerëzit që të kanë thyer? Vëzhgo shenjat në ëndrrat e tua. Udhërrëfyesit e tu janë më të zëshëm se telefoni yt tani.

Akrepi
Një portal po hapet për ty. Mërkuri po ndikon në shtëpinë tënde të pestë, atë të takimeve, romancës dhe kënaqësisë. Dikush për të cilin dikur u dogje emocionalisht është gati të rishfaqet, pikërisht kur sapo kishe filluar ta harroje. Prit rrëfime vonë natën, pranime tronditëse, ndoshta edhe një postim publik që duket sikur është drejtuar vetëm për ty. Por kthesa e papritur është se tani ti je ai/ajo me epërsinë. Nuk i detyrohesh askujt një mbyllje nëse ke ecur përpara!

Shigjetari
Jeta jote e dashurisë po “përndiqet” nga e shkuara. Kujtime të vjetra po ngjiten sërish në sipërfaqe. Plagë të fëmijërisë, ish-at që njihnin prindërit e tu, këngët që dëgjoje kur u dashurove për herë të parë. Mund të qash për diçka që mendoje se e kishe kaluar. Mund të bllokosh dikë në mes të natës. Por kjo po pastron vërtet hapësirën që shpirti yt binjak i vërtetë të hyjë në jetën tënde.

Bricjapi
Një mesazh që do dërgosh ose do marrësh këtë javë do të ndryshojë gjithçka. Mërkuri është në shtëpinë tënde të tretë tani. Do të sjellë një lajm që kurrë nuk e mendoje se do ta dëgjoje. Ndoshta një ish-mik/e të shkruan për të kërkuar falje. Ndoshta dikush me të cilin ke një lidhje të paqartë të thotë “të dua”. Ose ndoshta je ti ai/ajo që thua më në fund diçka që e ke mbajtur brenda që nga viti 2020. Komunikimi tani është si një armë e mbushur. Ki kujdes çfarë thua. Edhe më shumë kujdes çfarë beson. Njerëzit po kanalizojnë emocione që as vetë nuk i kuptojnë ende.

Ujori
Nuk je i/e çmendur. Ti po e ndien që ata po mendojnë për ty. Mërkuri po aktivizon fuqishëm intuitën tënde tani. Do ta ndjesh kur ata kalojnë mbi mesazhet tuaja të vjetra, kur shikojnë story-t e tua pa thënë asgjë, kur stomaku të shtrëngohet pa asnjë arsye të dukshme. Kjo nuk ka të bëjë me faktin nëse do të të kontaktojnë apo jo. Ka të bëjë me momentin kur ti kupton se vlera jote është shumë më e madhe nga sa ata kanë qenë ndonjëherë në gjendje ta përballojnë. Kujdes ku e shpenzon energjinë tënde emocionale. Ata nuk e meritojnë këtë lloj rëndësie.

Peshqit
Zëri yt tani është si një magji. Mërkuri është në shenjën tënde. Ti po magnetizon këdo që të ka dashur ndonjëherë, edhe nëse nuk ta kanë thënë kurrë. Prit mesazhe emocionale të shkruara e të fshira në DM. Prit të thuash diçka pa u menduar dhe ta shohësh të bëhet realitet. Ki kujdes çfarë rrëfen. Tani je si një portal i gjallë manifestimi, dhe universi po i merr seriozisht mendimet e tua. Nëse një ish të shfaqet në ëndrrat e tua ose të shkruan papritur, nuk është rastësi. Por mbaj mend: nuk je këtu për të rijetuar të shkuarën. Je këtu për të shkruar të ardhmen tënde!
stylisphere
most read


Çfarë mendon një person gjatë një stërvitjeje të vështirë?






