Finn By Luciano Si është të darkosh pranë 10.000 pirunjve?
Nga Dhërmiu në Tiranë, aty diku nga fillimi i Dhjetorit, 10.000 pirunj vërshuan në restorantin më të ri, Finn by Luciano!
Shumë promovim, i shumëpërfolur, dhe tashmë disa vjeçar në Dhërmi…(se fundja të gjithë e njohim Luçianon e Dhërmiut), Stylisphere duhej padiskutim të kishte eksperiencën e saj në vendin më të ri në kryeqytet.
A ia vlejti? …
*Shërbimi: 10 me yll! I gjithë stafi, të sjellshëm, të kujdesshëm dhe shumë të shpejtë. Një falenderim të veçantë Nerit dhe Agimit që na shërbyen me shumë dashamirësi!
*Menuja: Menuja e ushqimit kishte larmishmëri, dhe specialitetet e restorantit ishin realisht pjata që nuk i kemi provuar në vende të tjera. Ndërsa ajo e verërave mund të ishte pak më e larmishme (dhe me çmime paaaaak fare më të ulëta)
Ne do të veçojmë Burratën me Tartuf, sepse kishte një aromë fantastike tartufi, si dhe Sushin specialitet i Finn, Ima Rolls. Ah po, dhe souffle-n fantastike me pistachio, çokollatë dhe akullore.
*Ambienti: Nga ato ambiente që të godet sa hyn…tërheq padiskutim vëmendjen bishti i balenës i ndërtuar nga 10.000 pirunj në mes të restorantit.
(Edhe pse ambienti për disa prej jush mund të jetë edhe i lodhshëm apo i ngarkuar, kjo është çështje shijesh në fund të fundit). Dritat e ulëta, muzika e lehtë në sfond krijonin një ambient intim e privat…aty midis një restoranti gourmet dhe dining club. Nuk do e quanim shumë ambient familjar, por një vend ideal për një date, apo një darkë mes miqsh e familjarësh të rritur.
Me të mirat e veta, e kritikat tona të ëmbla alla Stylisphere, e me të gjitha anët e medaljes, për atmosferën dhe vibe-n që krijon, e specialitet që ka sjellë në Tiranë ndryshe nga Dhërmiu, Finn duhet provuar patjetër.