
Frymëzimi që Thyen Kufinjtë

Në një industri ku stili është po aq i rëndësishëm sa talenti, Dua Lipa ka arritur të vendosë një standard të ri, duke e kthyer çdo paraqitje të saj në një moment të paharrueshëm.

Jo pa arsye, këtë muaj, ne kemi përzgjedhur atë si “Highlight of the Month”, jo vetëm për suksesin e saj të vazhdueshëm në muzikë, por edhe për ndikimin e saj të pamohueshëm në botën e modës.

Emri i saj është tashmë i lidhur ngushtë me markat më të njohura të modës. Së fundmi, ajo u shpall imazhi i ri i çantës Chanel 25, një riinterpretim modern i modelit legjendar Chanel 2.55.

Në fushatën e re të realizuar në New York, ajo shfaqet me një elegancë të pastër, duke reflektuar stilin e saj dhe fuqinë që sjell në çdo veshje.

Në tapetin e kuq të Met Gala 2023, Dua u shfaq me një fustan klasik të Chanel, i cili jo vetëm që mori vëmendjen e publikut, por edhe u komentua si një nga veshjet më ikonike të mbrëmjes.

Gjatë performancës së saj në Royal Albert Hall, ajo zgjodhi një fustan të kuq me korse të firmës Jean Paul Gaultier, një dizajn që i dha një prekje hollivudiane, duke kombinuar fuqinë dhe finesën në një mënyrë të përsosur.

Një tjetër paraqitje e guximshme ishte ajo në
festivalin iHeartRadio Music Festival: bralette metalik i kombinuar me një top të zi me dekolte të theksuar.

Për Duan moda është një formë arti dhe vetë-shprehjeje, ku veshjet zgjidhen për të komunikuar një mesazh dhe për të treguar autenticitetin e saj.

Për Duan moda është një formë arti dhe vetë-shprehjeje, ku veshjet zgjidhen për të komunikuar një mesazh dhe për të treguar autenticitetin e saj.