Search
Close this search box.

EOS Mezze Bar

Midis Mezeve të Ballkanit e Tapas të Spanjës

Stylisphere donte te provonte diçka ndryshe këtë herë, në darkën e saj të fundvitit me zyrën…ishim midis diçkaje private, të ngrohtë, një menuje konceptuale, por më e rendësishmja…të shijshme.

Eos Mezze Bar , është një nga të preferuarit tanë, dhe pikërisht edhe për darkën tonë, atë zgjodhëm.
Një Meze Bar, por jo edhe aq Bar, por edhe jo aq Restorant… një koncept i krijuar nga vetë Eos, aty midis Mezeve të Ballkanit e Tapas të Spanjës… aty ku shumë prej jush pyesin, pse mungon sallata, antipasta etj. Por do të gjeni nga gatimet e shtëpisë e deri te specialitetet gourmet, të përgatitura në një mënyrë sa edhe të thjeshtë, aq edhe të rafinuar.
Aty ku mund të shkosh fare mirë për një pije e diçka shoqëruese, ose për një darkë siç bëmë e ne.

Do të veçonim padiskutim koktejlet, rakinë e Eos që në fakt është Gin, dhe likerin fantastik me lëng qershie.
Si dhe, vlen të përmendet që menuja ndryshon çdo muaj, duke ju përshtatur stinës, temperaturave, periudhave, atmosferës…e sidomos për ju që kërkoni gjithmonë diçka ndryshe në një bar apo restorant!