Folie Marine, një resort i ndërtuar mbi filozofinë e qetësisë elegante, një luks që nuk ka nevojë të ekspozohet, sepse e ndjen që në momentin që mbërrin. Pamja është një kartolinë, por e vërtetë…me ujin kristal dhe dizajnin minimalist e të rafinuar të gjithë resortit.
Sapo hyn, ajo që të bie në sy është gjelbërimi (që në pak vende e gjen në jug), mirësjellja e stafit, dhe mirëorganizimi i të gjithë resortit.
Ne këto ditë, por mendojmë çdokush, kur vjen në Folie nuk e gjen veten “klient”, e as mysafir, por pjesë të vendit, për të shijuar çdo moment të eksperiencës.
*Dhomat kanë pamje përrallore, me të gjitha çka nevojitet në një dhomë hoteli, me këtë lloj standardi. Të freskëta, pastërti maksimale dhe hapësirë e bollshme, si në dhoma standarde, superiore dhe suita.
*Shërbimi, realisht do ta konsideronim të një prej niveleve më të mira në hotelet që ne kemi vizituar në Shqipëri. Stafi i buzëqeshur çdo moment, super mikpritës, të shpejtë, e të kujdesshëm.
*Menuja ka nga të gjitha. Që nga mishi e peshku te pjesa e restorantit, dhe sushi te pjesa e Prive Lounge
*Ambienti ishte komod e relaksues. Nga ato ambiente ku gjen edhe të rinj, e familjarë me fëmijë e prapë ndihesh komod. Nga ato plazhe ku nuk ke pse zgjedh për të rritur apo familjarë, kur fare mirë i gjen të gjitha në të njëjtin vend.
Folie nuk është destinacion i zakonshëm, sepse çdo gjë që ofrohet në resort është me standard ndërkombëtar.
Nuk është çështje trendi…e as lokacioni.
Është mënyra si të bën ky vend të ndihesh. Dhe nëse ke qenë, e kupton mirë…e nëse jo mbase këtë verë është momenti i duhur.