Search
Close this search box.

Four Seasons Resort Marrakech

Stylisphere nuk është absolutisht hera e parë që frekuenton një Four Seasons, por është në fakt hera e parë që frekuenton një Four Seasons me çmime si ai në Marrakesh “Four Seasons Marrakech”
Por nuk ishin vetëm çmimet ato që bënë diferencën…nejse, ju lexoni më poshtë të gjitha përshtypjet tona, ashtu siç dimë vetëm ne t’i shprehim.

*Shërbimi: Që kur zbritëm nga taksia, na pritën me shumë përzemërsi, duke na pyetur se në cilin nga restorantet kishim rezervuar (ishin 3 gjithsej, një tradicional, një italian dhe një japonez), na shoqëruan në restorantin Inara, tradicionali. Më tej, pasi pritën që ne padiskutim do bënim fotot tona, na akomoduan te tavolina.

*Specialitetet: Restoranti tradicional si maroken që ishte, specialitetet ishin Maghrebi dhe Tagine. Ne morëm nga 1 pjatë për secilin specialitet, ku mbizotëronte mishi. Çdo gjë e gatuar me shumë shije, shumë shëndetshëm dhe racione të mëdha. Do diferenconim 2 pjatat e mësipërme, dhe ëmbëlsirën Red Velvet, one of the best.

*Ambienti: Ohh, fjalët janë të tepërta për të thënë sa bukur ishte. Ambient shumë intim, i qetë dhe aq sa i thjeshtë aq edhe luksoz.

*Çmimet: Të parat që përmendëm. Dhe për standartin që ka si restorant, edhe më shtrenjtë të kishte qenë, do e sugjeronim me patjetër!

Përfundimi?
One of the best in Marrakech…deri tani

Special thanks to Merieme Elyahyaoui and Anas Bensafy who were so kind with us last night.