Horoskopi i Muajit Gusht 2025

Nga Susan Miller - Përkthyer nga Stylisphere

Dashi

Ke bërë përparime mbresëlënëse gjatë qershorit dhe korrikut, ndaj nëse je ambicioz në karrierë apo mezi pret të shohësh zhvillim në një objektiv personal, do të ndihesh i kënaqur me ecurinë që do të vazhdosh të bësh. Gushti do të çlirojë shumë nga tensioni që ke mbajtur mbi supe prej muajsh, pasi do të të japë kohë të kujdesesh për jetën tënde personale. Saturni ndodhet tani në shenjën tënde për herë të parë pas 29 vitesh; ai hyri përkohësisht në Dash më 24 maj dhe do të qëndrojë vetëm deri më 1 shtator, kjo periudhë ka për qëllim të të japë një pasqyrë të vogël të jetës që të pret në vitin 2026. Herën e fundit që Saturni ka qenë në Dash ishte nga prilli 1996 deri në shkurt 1999, ndaj viti 2026 do të jetë jetik për ty. Dashët e lindur nga 21 deri më 23 mars do ta ndiejnë menjëherë ndikimin e Saturnit. Pas datës 1 shtator, Saturni do të kthehet në Peshqit për të përfunduar detyrën e tij të fundit dhe do të rikthehet më 13 shkurt 2026, ku do të qëndrojë vazhdimisht në Dash deri më 12 prill 2028. Detyra e Saturnit është të nxjerrë në pah forcën, pjekurinë dhe besimin tënd, dhe e bën këtë përmes një serie sfidash apo provash. Vendimet që merr tani do të jenë pjesë e themelit të fortë të jetës tënde, mbi të cilin do të ndërtosh vitet në vijim. Fundi i korrikut solli një hënë të re në Luan, që mund të ketë hapur derën për më shumë argëtim dhe ndoshta romancë. Kjo frymë do të jetë ende me ty kur të hysh në gusht. Këtë atmosferë festive do ta vazhdojë edhe hëna e plotë e së shtunës, më 9 gusht, në Ujor. Mund të kënaqesh në ndonjë event magjepsës gjatë asaj fundjave, një dasmë e një shoku të mirë, një festë ditëlindjeje apo përvjetori, ose një darkë e veçantë me personin që do. Urani do të marrë rolin kryesor dhe do të jetë në kënd të përsosur me Plutonin në të njëjtën fushë të komunitetit dhe ngjarjeve shoqërore. Nëse merr pjesë në ndonjë seminar apo kongres profesional, do të jetë një përvojë e këndshme dhe mund të krijosh një miqësi të re. Sektori i hartës tënde që ndriçohet lidhet me shpresat dhe dëshirat, ndaj mund të jesh duke iu afruar një ëndrre afatgjatë në këtë periudhë (lëre hapur deri 5 ditë pas 9 gushtit). Marsit, sundimtari yt, po qarkullon në shtëpinë e shtatë të bashkëpunimeve dhe partneriteteve. Disa Dashë do të ndihen të mbushur me dashuri këtë muaj duke u fejuar apo martuar. Nëse je tashmë i martuar apo në një lidhje të qëndrueshme, do të kesh më shumë kohë për partnerin, dhe të dy do të kënaqeni me këtë vëmendje shtesë. Të tjerë do ta përdorin këtë energji për të bashkëpunuar me ekspertë drejt një qëllimi të përbashkët profesional. Një trekëndësh i artë i bukur do të shfaqet në qiell në këtë hënë të plotë më 9 gusht. Pika e parë e trekëndëshit do të jetë partneri (Mars në shtëpinë tënde të partneritetit). Pika e dytë do të lidhet me shtëpinë e tretë të komunikimit dhe udhëtimeve, mund të ndërmarrësh një udhëtim të shpejtë, për punë ose kënaqësi. Pika e tretë do të jetë miqësia, komuniteti dhe dëshirat e tua. Do të kesh një trekëndësh harmonie të plotë, me të gjitha pikat që bashkëpunojnë për të të dhënë një përvojë të lumtur. Marsi do t’i buzëqeshë Plutonit, Plutoni do të përshëndesë Uranin, dhe Urani do të sjellë një surprizë të këndshme për Marsin, përkryerje! Muajin e kaluar, më 18 korrik, Merkuri hyri në retrogradë dhe do të kthehet në rregull më 10 gusht. Deri atëherë, ritmi do të jetë i ngadaltë. Muaji gusht është zakonisht kohë pushimesh, ndaj mund të vësh re më pak njerëz në zyrë. Kjo do të të japë mundësinë të marrësh frymë dhe të relaksohesh pas javësh me kërkesa të larta. Të gjithë kanë nevojë për pushim, edhe ti. Nga fundi i muajit, hëna e re më 22 gusht në Virgjëreshë do të sjellë një valë të re detyrash pune dhe aktivitetesh në zyrë. Këto detyra do të vijnë papritur, si surprizë. Venusi do të jetë në kënd të mirë me Saturnin, ndaj duket se do të mund të ndërtosh një kursim të rehatshëm, investo me kujdes të ardhurat e tua, dhe ato mund të rriten ndërsa fle. Jupiteri ndodhet në Gaforre, në sektorin tënd të shtëpisë, duke bërë që mundësitë në pasuri të paluajtshme të shkëlqejnë përgjatë gjithë vitit, një tendencë që nisi më 9 qershor dhe do të vazhdojë deri më 30 qershor 2026. Kjo vlen si për qira, ashtu edhe për blerje apo shitje. Çfarëdo që të bësh për të përmirësuar rehatinë dhe bukurinë e hapësirës ku jeton, do të sjellë gëzim të madh për ty dhe ata me të cilët ndan hapësirën. Nëse je pronar, do të mund të vlerësosh më shumë pasurinë tënde. Bëj kujdes të mos nënshkruash dokumente përpara datës 11 gusht, lër një hapësirë ditësh. Në shumë mënyra, ky muaj do të jetë jashtëzakonisht i veçantë.

Demi

Shtëpia apo prona të paluajtshme mund të kenë dominuar mendimet e tua pas hënës së re të bukur më 24 korrik, që ndodhi në shenjën e Luanit. Nëse ke nevojë të zhvendosesh, kjo hënë e re të dha mundësinë më të mirë të vitit për të filluar të eksplorosh opsionet. E njëjta gjë vlen edhe nëse dëshiron të rinovosh, të rifreskosh arredimin, të lysh, të bësh riparime të mëdha, ose të japësh me qira, të shesësh apo të blesh pronë. Ke një “fat të artë” në xhep, ndaj merr guximin dhe zbulo çfarë të ofron bota. Një hënë e re është e fuqishme për pesë muaj ose më shumë, por ka ndikimin më të fortë në dhjetë ditët deri në dy javët pas shfaqjes së saj. Hëna e re e veçantë që lidhet me shtëpinë dhe familjen tënde ndodhi më 24 korrik, ndaj mos vono kërkimin! Kjo hënë e re ishte aq e veçantë sa nuk do të shohësh një të tillë kaq të mrekullueshme për më shumë se një dekadë! Ndërkohë që mendja jote është te shtëpia ose prona, së shpejti mendimet do të kthehen te karriera, dhe edhe ajo do të jetë po aq emocionuese. Hëna e plotë e 9 gushtit (me ndikim për katër ditë pas saj) do të sjellë një përmbyllje dhe ndoshta një shpërblim emocionues për përpjekjet e tua të mëparshme në punë. Urani, i sapo zhvendosur në Binjakë në shtëpinë tënde të të ardhurave (shtëpia e dytë), do të luajë një rol ndihmues të fuqishëm duke dërguar një rreze energjie drejt Plutonit, i cili ndodhet në sektorin tënd të karrierës (shtëpia e dhjetë). Reputacioni yt profesional duket se po rritet minutë pas minute. Urani do të bashkëpunojë gjithashtu me Saturnin, planetin e stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në punë. Njëkohësisht, Saturni do të ketë një bisedë “private” me Plutonin, në ndihmën tënde. Ke padyshim potencialin të shohësh një shpërblim të rëndësishëm në këtë hënë të plotë. Marsit do t’i bashkohet gjithashtu veprimi, ai do të dërgojë një sinjal miqësor drejt Plutonit nga pozicioni i tij në shtëpinë tënde të gjashtë, që lidhet me detyrat e përditshme në punë. Ke vërtet një hartë të jashtëzakonshme për të bërë përparim mbresëlënës në karrierë. Me gjithë këtë komunikim planetar, do të shfaqet një trekëndësh i artë në qiell, që lidh famën dhe nderimet, pagën dhe detyrat e punës, dhe nuk mund të kërkosh asgjë më të mirë se kaq. Një gjë për të pasur parasysh: Merkuri do të jetë në retrogradim deri më 10 gusht, në sektorin tënd diellor të shtëpisë (Luani), ndaj merr kohën për të shqyrtuar me kujdes çdo dokument që të paraqitet. Megjithatë, kur të afrohesh drejt fundit të kësaj retrograde më 10 gusht, kjo hënë e plotë ka gjasa të sjellë një valë të tillë aspektesh magjepsëse, sa që besoj se më 8 gusht do të ndjesh një energji aq të fortë, sa do të përmbysë çdo ndikim të vogël që mund të sjellë Merkuri retrograd. Merkuri hyri në retrogradë më 18 korrik. Këshilla për të mos blerë pajisje elektronike, megjithatë, mbetet e vlefshme. Shmang blerjen e një makine, pajisjeve të kuzhinës, TV-je, laptopi, apo telefoni inteligjent, ose çdo pajisje tjetër elektronike. Lëre një hapësirë ditësh pas 10 gushtit, sa më shumë, aq më mirë, sepse ke nevojë të largohesh nga “kaosi” që ndodh zakonisht në fund të një periudhe retrograde të Merkurit. Hëna e re e 22 gushtit është thjesht perfekte për dashuri dhe udhëtime. Megjithatë, kostoja e pushimeve mund të të bëjë të rishohësh planet. Mund të mos jesh në humor të shpenzosh shumë, ose mund të mos ja vlejë, sepse mund të kesh nevoja më të ngutshme për të shpenzuar paratë muajin tjetër, në shtator. Fatmirësisht, je në një cikël të mrekullueshëm në karrierë. Në punë duket se ke “kapur një tigër për bishti,” ndaj vazhdo të përqendrohesh te projektet që po të vijnë. Nëse heqim financat nga ekuacioni, hëna e re e 22 gushtit do të sjellë një mundësi të shkëlqyer për të gjetur dashuri të re nëse je beqar, ose nëse je në një lidhje, të shijosh dashurinë që ke tashmë. Fëmijët mund të jenë një pjesë e rëndësishme e jetës tënde në fund të gushtit gjithashtu, duke të dhënë mundësi për të kaluar kohë cilësore së bashku dhe për të krijuar kujtime të bukura. Kreativiteti yt do të nisë të lulëzojë pas kësaj hëne të re më 22 gusht, dhe nëse zhvillon një projekt, rezultatet do të të bëjnë të dallohesh. Siç po e sheh, gushti do të jetë një periudhë për të ushqyer anën tënde personale dhe emocionale, ke punuar fort dhe do ta mirëpresësh këtë tendencë të rrallë dhe të butë. Do të jesh ende në gjendje të argëtohesh, pavarësisht shqetësimeve për shpenzimet e papritura, ndaj mos lejo që ato të të prishin qetësinë.

Binjakët

Mundësitë e tua për të fituar më shumë të ardhura duken shumë të mira në hyrje të gushtit dhe duket se të ardhurat janë të lidhura ngushtësisht me talentin tënd në fushën e komunikimit. Mund të jesh duke shkruar, folur, redaktuar, hulumtuar, përkthyer, shitur, bërë PR apo marketing. Këtë muaj duket se do të gjesh tonin e duhur në çdo detyrë që do të kryesh. Sundimtari yt, Merkuri, ka qenë në retrogradë që nga 18 korriku dhe do të rikthehet në drejtim normal më 10 gusht. Merkuri do ta rifitojë fuqinë e tij të plotë më 25 gusht. Kjo të jep leje të marrësh pak kohë pushim ndërkohë që sundimtari yt rikuperon këtë muaj. Hëna e re në fund të muajit të kaluar, më 24 korrik, ishte thjesht e mrekullueshme dhe mund të të ketë sjellë një mundësi luksoze për të udhëtuar jashtë qytetit, nëse jo, mund të vijë në fillim të gushtit ose edhe në tetor. Ethet e udhëtimit mund të jenë ende të pranishme gjatë hënës së plotë më 9 gusht. Në atë kohë, mund të jesh duke u kthyer me nxitim nga një udhëtim i largët, ndoshta nga një vend ku ke pasur mundësinë të kombinosh punën me kënaqësinë. Mund të kesh nevojë të rikthehesh në bazë për t’u përgatitur për të filluar një detyrë të re të rëndësishme që do të nisë (ose do të marrë miratimin për të nisur) pikërisht rreth hënës së plotë më 9 gusht, duke përfshirë pesë ditë pas saj. Ose, mund të jesh duke i dhënë dorën e fundit një projekti që ka afat dorëzimi mes datave 8 dhe 14 gusht. Ndërkohë, duket se ke shumë aktivitet në shtëpi, në një pronë tjetër që zotëron ose merr me qira, ose rreth ndonjë pasurie që dëshiron të shesësh apo blesh. Që nga 17 qershori, Marsi të ka pyetur se çfarë dëshiron të bësh për të përmirësuar shtëpinë apo për të ndihmuar një anëtar të familjes. Marsi aktiv do të ndalojë së ndriçuari shtëpinë, pronën apo njerëzit me të cilët ndan hapësirën kur të largohet nga Virgjëresha më 6 gusht. Virgjëresha nuk është një shenjë e lehtë për ty për të pritur Marsin, ndaj do të mund të marrësh frymë më lirshëm pasi Marsi të largohet nga aty. Hëna e re e 22 gushtit do ta vazhdojë theksin te shtëpia dhe anëtarët e familjes aty ku e la Marsi. Planet që deri tani kanë qenë në fazë përgatitore, do të arrijnë kulmin (në mënyrë pozitive), dhe së shpejti do të mund të veprosh. Mund të jesh shumë produktiv javët në vijim. Mund të blesh, marrësh me qira apo shesësh pronë, të zhvendosesh, të rinovosh, rifreskosh arredimin, të bësh riparime apo të ftohësh bojaxhinë. Mund të jesh duke administruar prona për dikë tjetër. Hëna e re e 22 gushtit do të jetë e para nga një çift tepër i rrallë hënash të reja në Virgjëreshë, e dyta do të vijë muajin tjetër më 21 shtator, si një eklips diellor. Këto dy hëna të reja theksojnë se sa të rëndësishme do të jenë për ty çështjet e shtëpisë, pronës apo familjes. Mund të hysh në një fazë krejtësisht të re të lidhur me çështje shtëpie, koha e mendimeve dhe planeve do të përfundojë së shpejti, dhe universi dashamirës do të të thërrasë për të vepruar. Ky eklips diellor i 21 shtatorit do të jetë më i fuqishëm se hëna e re e 22 gushtit. Do të sjellë një kohë ngrohtësie emocionale, për të thënë më të paktën. Ky eklips i ardhshëm do të jetë aq i ëmbël sa sheqeri, gjë e rrallë, pasi eklipset e mëparshme nuk kanë qenë aq të buta. Edhe pse të gjithë eklipset kërkojnë përshtatje me rrethana të reja, besoj se do të të pëlqejë efekti i eklipsit të 21 shtatorit. Muajin tjetër do të flasim më shumë për eklipset e 7 dhe 21 shtatorit. Pozicioni i ri i Marsit në Peshore nga 6 gushti deri më 22 shtator do të sjellë mundësi për ngjarje romantike, kohë cilësore me fëmijët dhe krijimtari të theksuar, zgjidh fushën që të tërheq më shumë dhe bëj plane argëtuese. Muajin tjetër, gjatë hënës së plotë eklipse në Peshq më 7 shtator, karriera jote do të ndriçojë më fort se Time Square. Diçka profesionale do të arrijë kulmin, ndaj mendo pozitivisht. Ky eklips i shtatorit mund të sjellë edhe më shumë para.

Gaforrja

Teksa hyn në gusht, do të mendosh shumë për rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e mënyrës si menaxhon paratë. Mund të kesh kërkuar një rritje page, por hëna e re në Luan më 24 korrik ndoshta solli kundërshti nga Plutoni. Nëse ke marrë rritje, ka qenë e vogël dhe ndoshta zhgënjyese. Kjo sepse kompania ku punon duket se ka ngrirë rritjet e pagave për të rregulluar financat e veta. Edhe nëse ndërron punë, mund të përballesh me të njëjtën situatë. Megjithatë, hëna e re e 24 korrikut që solli këtë fokus te paratë, kishte ndihmën e Uranit dhe mund të sjellë një surprizë, ndoshta paratë që të duhen për të mbuluar një shpenzim do të vijnë papritur. Saturni, planeti i stabilitetit, gjithashtu u aktivizua për të të ndihmuar, ndaj mund të kesh dalë më mirë nga sa mendoje, edhe nëse personi që lidhej me atë shpenzim të madh (i përfaqësuar nga Plutoni, ndoshta një kreditor) ishte kërkues apo i vështirë. Paratë do të jenë sërish në fokus rreth hënës së plotë më 9 gusht (dhe 5 ditë pas saj). Ky moment i muajit duket shumë më i favorshëm për të rritur të ardhurat. Hëna e plotë do të ndodhë në shtëpinë tënde të tetë të “parave të të tjerëve”, që përfshin: përfitimet nga kompania, ndihma financiare universitare, bonuse, komisione, të ardhura nga të drejtat e autorit, avanse mbi të ardhura të ardhshme, trashëgimi apo dëmshpërblime sigurimesh nëse ke bërë ndonjë kërkesë. Gjithashtu përfshin kredi bankare apo hipotekë. Siç sheh, kjo shtëpi ka të bëjë me para që vijnë nga burime të tjera, jo nga paga jote. Ky sektor ndriçon për ty. Urani do të jetë planeti dominues dhe do të jetë jashtëzakonisht ndihmues, paratë që vijnë mund të jenë surprizë totale. Merkuri, planeti i fakteve dhe numrave, do të jetë ende në retrogradë në fillim të gushtit. Ai hyri në retrogradë më 18 korrik dhe do të kthehet normal më 10 gusht. Megjithatë, e dua hënën e plotë të 9 gushtit, edhe pse është me boshllëk. Dita ime e preferuar për ty është 8 gushti. Nëse nuk merr dot rritje page, mund të kesh më shumë fat duke kërkuar përfitime të tjera nga kompania. Vepro pranë hënës së plotë të 9 gushtit, që do të ndikojë edhe 5 ditë më pas dhe një ditë përpara, të premten më 8 gusht (dita jote me fat!). Të kërkosh përfitime do të jetë më e favorshme për ty sesa rritja e pagës. Një paketë më e mirë sigurimi shëndetësor mund të vlejë mijëra dollarë. Ndoshta mund të punosh nga shtëpia ndonjë ditë dhe të kursesh në transport. Nëse punon me komision ose jeton me dividentë, kjo është një tjetër fushë ku mund të përfitosh shumë. Marsi aktiv do të hyjë në Peshore më 6 gusht dhe do të qëndrojë deri më 22 shtator. Marsi do të përqendrojë vëmendjen tënde te shtëpia, ndoshta për ta bërë më të bukur dhe komode, ose për të ndihmuar një anëtar familjeje. Kjo mund të shpjegojë edhe përse po mendon kaq shumë për para. Marsi sjell energji (dhe ndonjëherë zhurmë) aty ku shkon, ndoshta po bën riparime ose po zhvendosesh. Ose ndoshta po përgatit një zyrë në shtëpi, apo po pret miq, duke organizuar ndonjë festë me familjarët. Në përgjithësi, Marsi në sektorin tënd të shtëpisë do të nisë procesin për ta përmirësuar hapësirën ku jeton. Do të mund të realizosh planet pas hënës së re të 21 tetorit. Deri atëherë, duket se ke plane që së shpejti do të japin fryte. Ndërkohë, mund të të lindë dëshira për të udhëtuar rreth hënës së re më 22 gusht, dhe do të ishte ide e mirë. Do të jesh i zënë pjesën tjetër të vitit, ndaj përfito nga çdo mundësi për të udhëtuar. Duket se je i shqetësuar për të mos shpenzuar shumë, me shtëpinë e tretë të udhëtimeve të shkurtra të aktivizuar, do të zgjedhësh një vend të bukur pranë shtëpisë. Ndoshta ndonjë mik ose familjar do të të ftojë në shtëpinë e tyre verore. Të qëndrosh pranë shtëpisë ka përfitime të tjera, karriera do të “ndizet” në javën e fundit të gushtit. Një mundësi për ngritje në karrierë do të vijë me rritjen e aktivitetit në punë që parashikoj. Shokët mund të thonë se në fund të gushtit nuk ndodh asgjë, mund të jetë e vërtetë për ta, por ti je përjashtimi. Një klient do të ketë nevojë për ndihmë dhe nëse je lehtësisht i arritshëm, do të marrësh punën. Nëse udhëton në fund të muajit, mund të bashkosh punën me kënaqësinë gjatë udhëtimit. Qëndro i vëmendshëm, deri në fund të gushtit mund të gjesh veten më të pasur sesa kur hyre në muaj. Venusi në Gaforre do të nxjerrë në pah hijeshinë tënde nga 30 korriku deri më 25 gusht. Do të jesh shumë popullor me miqtë dhe dashuria do të jetë në ajër. Gjej mënyra për të përmirësuar pamjen, do të ndihesh mirë dhe komplimentet do të të vijnë. Dita jote më e mirë për dashuri është 11 gushti, dhe edhe e diela 10 gusht është shumë speciale.

Luani

Teksa fillon gushtin, ke sapo kaluar hënën e vetme të re të vitit në shenjën tënde, më 24 korrik. Kjo hënë e re do të sjellë mundësi për të realizuar një ëndërr personale dhe do të ketë ndikim për muaj të tërë, por veçanërisht gjatë javës së parë të gushtit. Së fundmi mund të kesh diskutuar për çështje financiare me partnerin tënd në biznes ose në martesë, pasi dukesh i vendosur të caktosh drejtimin, të ndash fondet dhe të kursesh në muajt në vijim. Ke qenë në një periudhë me shpenzime të larta që nga 17 qershori kur Marsi hyri në Virgjëreshë, por së shpejti do të ndjesh lehtësim të shpenzimeve kur Marsi të hyjë në Peshore më 6 gusht. Mund të kesh ndier presion për t’u përshtatur me pikëpamjet e partnerit tënd në biznes apo martesë, por si Luan, ti nuk je dikush që e bindin lehtë. Ke gjithçka që të duhet për të mbrojtur veten, për të shprehur qetësisht mendimin tënd dhe me shumë gjasa për të fituar, sepse je shumë bindës. Urani ishte shumë pozitiv gjatë hënës së re, ndaj fol hapur dhe qëndro optimist, mund të arrish një marrëveshje surprizërisht të kënaqshme. Me Marsin në Peshore pas 6 gushtit, mund të jetë momenti i duhur për të udhëtuar dhe për të shijuar natyrën gjatë kohës së ditëlindjes. Planetët, për pjesën më të madhe, do të jenë jashtëzakonisht miqësorë gjatë hënës së plotë më 9 gusht, ndaj kërko resorte pranë që do të doje të vizitoje dhe zgjidh një prej tyre. Një trekëndësh i artë do të shfaqet në qiellin e natës, duke lidhur udhëtimet e shkurtra (shtëpia e tretë) me miqtë (shtëpia e njëmbëdhjetë) dhe bashkëshortin apo partnerin romantik afatgjatë (shtëpia e shtatë). Të gjithë këta faktorë do të punojnë në harmoni, ndaj si miqtë, edhe partneri yt do të duan të bashkohen në argëtim. Mund të jesh duke udhëtuar për një ngjarje si festë përvjetori, dasmë apo ndonjë tjetër festim. Po ashtu, një mik i ngushtë mund të të ftojë të kalosh fundjavën në vilën e tij të pushimeve. Udhëtimet jashtë shtetit janë gjithashtu një opsion, të cilat mund t’i paguash me pikë fluturimi dhe pikë hoteli të grumbulluara me kartë krediti. Vëllai i vogël i Marsit, Merkuri, ka qenë në retrogradë në Luan që nga 18 korriku dhe do të kthehet në drejtim normal më 10 gusht. Merkuri është në shtëpinë tënde të parë, atë të personalitetit, ndaj mund të jesh ndier i frustruar nga vonesat dhe anulimet përreth teje. Pas datës 10 gusht, jeta do të përmirësohet dhe do të mund të nënshkruash kontrata dhe të blesh pajisje elektronike dhe makineri të çdo lloji. Nëse me zgjuarsi ke shtyrë blerjen e pajisjeve, kompjuterëve, telefonëve inteligjentë dhe çdo pajisjeje me çipa elektronikë apo pjesë të lëvizshme, mund të fillosh blerjet një javë pas daljes nga retrograda. Nga ana romantike, nëse je beqar, mund të kesh fat me një takim të organizuar nga një mik, familjar apo koleg afër datës 11 gusht. Në këtë datë, Venusi do të bashkohet me planetin e fatit të mirë, Jupiterin, që sundon shtëpinë tënde të pestë të dashurisë së vërtetë. Vishu bukur dhe dil, Kupidoni dhe shigjetarët e tij të vegjël do të jenë aty pranë, gati për të të goditur me shigjetat e dashurisë. Venusi sundon karrierën tënde, ndaj në të njëjtën ditë, më 11 gusht, do të marrësh lajme të shkëlqyera edhe në këtë aspekt. Mund të marrësh promovim ose ofertë nga një kompani konkurrente. Nëse punon për vete, një klient i ri me potencial fitimi mund të vijë papritur. Paratë do të kthehen si temë e rëndësishme te hëna e re e 22 gushtit në Virgjëreshë (sektori yt i të ardhurave), por këtë herë me shumë gjasë ke tashmë një plan. Kjo hënë e re do të forcojë vendosmërinë për të vënë idetë në zbatim. Kjo do të jetë e para nga dy hëna të reja radhazi në Virgjëreshë, të ndara nga katër javë. Nëse ke nevojë për këshilltar financiar, kërko rekomandime nga miq apo familjarë, do të të ndihmojë shumë të kesh dikë në krah në këtë rrugëtim. Ndërtimi i pasurisë do të jetë një qëllim i denjë dhe shumë i kënaqshëm. Muaji tjetër do të sjellë edhe më shumë mundësi për të vënë planin financiar në praktikë, sepse hëna tjetër e re do të jetë një eklips diellor (po ashtu në Virgjëreshë). Me një koncentrim kaq të madh energjie, duket se do t’i përmbahesh qëllimit dhe do të kesh rezultate të dukshme së shpejti. Qëndro i vendosur, TI mund të fitosh më shumë.

Virgjëresha

Ke qenë shumë i zënë sepse Marsi aktiv ka qenë në Virgjëreshë dhe me shumë gjasa ke vënë re që njerëzit më të rëndësishëm kanë qenë të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ke thënë. Marsi do të largohet nga Virgjëresha më 6 gusht, ndaj shfrytëzo ditët e para të muajit për takime dhe veprime të rëndësishme, personale apo profesionale. Sundimtari yt, Merkuri, ka qenë në retrogradë në Luan që nga 18 korriku, por do të kthehet në drejtim normal më 10 gusht. Ka shumë gjasa që disa detyra janë dashur të rishikohen apo ridizenjohen gjatë kësaj periudhe. Është gusht dhe shumë njerëz janë me pushime. Vonesat do të jenë në favorin tënd, ndaj ky është një nga ato momente të rralla kur mund të marrësh frymë thellë, të reflektosh mbi javët e fundit dhe të ecësh përpara ngadalë. Muaji tjetër sjell eklipse, një në shenjën përballë teje, Peshqit (eklips hënor më 7 shtator), dhe një në Virgjëreshë (eklips diellor më 21 shtator), dhe këto eklipse do të të kërkojnë të përshtatesh me rrethana të reja. Do të jetë kohë ndryshimesh dhe përmirësimesh. Ndaj, sa ke mundësi, ngadalëso ritmin, pusho dhe relaksohu këtë muaj. Në shtator do të ecësh me shpejtësinë e dritës. Do të jesh duke përfunduar një projekt gjatë hënës së plotë në Ujor më 9 gusht (plus katër ditë). Kjo hënë e plotë duket shumë speciale dhe projekti do të pritet shumë mirë. Urani do të luajë rol të rëndësishëm në këtë periudhë dhe do të formojë një nga pikat e një trekëndëshi të artë harmonie, në kulmin e grafikut tënd, në shtëpinë e dhjetë të nderimeve dhe arritjeve profesionale. Urani do t’i japë sinjal Plutonit fuqiplotë në shtëpinë tënde të gjashtë të detyrave të përditshme, dhe Plutoni do të formojë këmbën e dytë të trekëndëshit. Këmba e tretë do të jetë Marsi në Peshore në shtëpinë tënde të pagës dhe të ardhurave të fituara. Ke mbështetjen e duhur kozmike për një promovim, rritje page ose lavdërim për punë të mirë. Nëse ke punuar shumë, do të jesh në pozicion të favorshëm për shpërblim rreth 9 gushtit. Hëna do të jetë bosh më 9 gusht (e shtunë), ndaj përqendrohu te 8 gushti, një “stuhie” aspektesh të bukura do të jetë aktive. Kjo hënë e plotë është e jashtëzakonshme, duke sjellë një harmoni të rrallë. Shmang veprimet më 9 gusht sepse hëna do të jetë bosh për gati 23 orë, asgjë s’do të realizohet. Hëna e plotë është aktive një ditë përpara kulmit (8 gusht) dhe katër ditë më pas (deri më 13 gusht). Çdo ditë përveç 9 gushtit është e favorshme, por 8 gushti është më e mira. Më 22 gusht do të vijë e para nga dy hëna të reja në Virgjëreshë (e dyta do të jetë një eklips diellor miqësor më 21 shtator). Kjo është ngjarje e rrallë, rrallëherë kemi dy hëna të reja radhazi në të njëjtën shenjë dhe shumë më rrallë në Virgjëreshë. Këtë muaj, ata të lindur më 22 gusht ose pesë ditë rreth saj do të përfitojnë nga mundësitë që do të lindin. Urani do të sfidojë hënën e re të 22 gushtit nga shtëpia jote e dhjetë e karrierës. Duket se kjo hënë do të përqendrohet te karriera, por ndoshta nuk do të sjellë lajmin që dëshiron. Lajmet do të jenë të papritura. Mos udhëto në këtë kohë sepse do të të duhet të vendosësh ç’të bësh me lajmet që merr. Më mirë qëndro pranë njerëzve që u beson për të vendosur si të veprosh. Gjatë kësaj hëne të re, puna jote e shkëlqyer në një projekt të rëndësishëm (ndoshta në fushën digjitale, shkencore ose humanitare) do të të mbrojë, falë Plutonit. Nëse je në intervistë për punë, Marsi do të sfidojë Jupiterin, ndaj mund të ndjesh se paga që ofrohet nuk të josh, vazhdo kërkimin. Nëse të pëlqen puna por paga është e ulët, vazhdo negocimin. Do ia vlejë përpjekja. Venusi dhe Jupiteri do të takohen më 12 gusht, një kulm për jetën tënde sociale. Do të jetë natë magjie, luksi, bukurie, miqësie dhe ngrohtësie. Të dy do të jenë në Gaforre dhe hëna në Peshq, vendosje perfekte për kujtime të bukura. Bëj plane të veçanta dhe përkëdhele veten me një natë të mrekullueshme.

Peshorja

Teksa hyn në gusht, je në humor të mirë dhe po “këndon me vete”. Ke sapo kaluar një hënë të re magjepsëse më 24 korrik, që të ka lejuar të bësh atë që di më mirë, të shijosh shoqërinë, të krijosh miqësi të reja dhe të rigjallërosh lidhjet me miqtë e vjetër që kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj teje. Merkuri do të jetë në retrogradë në Luan deri më 10 gusht, një trend që filloi muajin e kaluar, më 18 korrik. Ky është një nga rastet kur mund të gëzosh faktin që Merkuri është “jashtë loje”, me gjasë do të rikthehesh në kontakt me shumë miq që nuk i ke parë prej kohësh. Megjithatë, ki kujdes që të mos nënshkruash dokumente apo të blesh makinë, pajisje elektronike, ose ndonjë makineri gjatë pjesës së parë të gushtit. Lëre sa më shumë hapësirë pas datës 10 gusht para se të marrësh vendime të tilla. Marsi do të hyjë në Peshore më 6 gusht dhe do të qëndrojë deri më 22 shtator, gjë që do të rrisë tërheqjen tënde dhjetëfish. Marsi në Peshore do të bëjë më shumë sesa kaq, do të të japë kontroll mbi ngjarjet në një mënyrë që nuk e ke përjetuar që nga hera e fundit kur Marsi ishte në Peshore, dy vite më parë (27 gusht, 11 tetor 2023). Nëse ke nevojë për miratim ose ndihmë për ndonjë plan nga një person me pushtet, ky është momenti yt për të vepruar. Marsi do të nxjerrë në pah edhe anën tënde më tërheqëse, do të të pëlqejë shumë kjo periudhë. Hëna e plotë më 9 gusht në Ujor do të jetë si porosi për ty, sepse do të vazhdojë atmosferën e lehtë dhe romantike që nisi me hënën e re më 24 korrik. Kjo do të jetë një hënë jashtëzakonisht e dashur dhe e butë, që do të thellojë ndjenjat dhe do të sjellë afërsi të vërtetë. Kjo hënë e plotë do të përkojë me formimin e një trekëndëshi të artë të mrekullueshëm. Plutoni në Ujor dhe në sektorin tënd të dashurisë (shtëpia e pestë) do të lidhet me Uranin në Binjakë dhe sektorin tënd të udhëtimeve të largëta (shtëpia e nëntë), dhe këmba e tretë e trekëndëshit do të jetë Marsi në Peshore (shtëpia e parë). Është si një buqetë e bukur dhuruar nga universi me dashuri. Të tre planetët janë në shenja ajri si ti, nuk ka më mirë se kaq! Nëse je krijues, ky trekëndësh do të nxjerrë në pah idetë e tua imagjinative dhe artistike. Duke qenë se kjo është një hënë e plotë, mund të jesh duke përfunduar një projekt me shumë duartrokitje dhe vlerësim. Udhëtimi me njeriun që do do të ishte një ide e mrekullueshme tani. Me gjasë, ky udhëtim do të zhvillohet diku mes 8 dhe 13 gushtit, me 8 gushtin si dita jote më magjike. Do të krijosh kujtime që zgjasin gjithë jetën në këtë udhëtim. Nëse nuk mund të udhëtosh, rezervoje një darkë në një restorant të veçantë, ose gatuaj në shtëpi për të dashurin, me qirinj dhe trëndafila. Dita jote më e mirë në karrierë për muaj të tërë mund të ndodhë më 11-12 gusht (varësisht nga zona kohore), kur Venusi do të bashkohet me Jupiterin në Gaforre për herë të parë që nga 3 qershori 2002, duke ndriçuar shtëpinë tënde të nderimeve dhe arritjeve. Vëre një yll të artë në kalendar për 11 ose 12 gusht. Hëna e re në Virgjëreshë më 22 gusht (e para nga dy hëna të reja radhazi në këtë shenjë) mund të të gjejë në nevojë për pushim dhe privatësi. Hëna tjetër e re në Virgjëreshë do të vijë si eklips diellor më 21 shtator. Për më tepër, Urani, nga pozicioni i tij në shtëpinë tënde të nëntë (udhëtime), do të jetë në kënd të vështirë me Diellin dhe këtë hënë të re më 22 gusht, dhe ti do të dëshirosh të jesh në shtëpi, jo ende duke udhëtuar. Hëna e re nuk ndikon vetëm për një ditë, por ka fuqi për të paktën 10 ditë pas shfaqjes. Planifiko të udhëtosh në fillim të muajit që të kesh kohë të pushosh nga udhëtimi dhe të riorganizosh prioritetet për shtatorin që do të jetë i ngarkuar. Lëvizja e Venusit në Luan, shenjë që dashuron luksin, më 25 gusht do të jetë një bekim, sepse do të rrisë sërish jetën tënde sociale. Ki parasysh datën 26 gusht, mund të sjellë ftesa të veçanta nga miqtë, vlen katër yje.

Akrepi

Jeta po përmirësohet gradualisht për ty, ke qenë nën presion të madh në të gjitha aspektet, dhe mund të jesh ndier sikur ke ecur mbi thëngjij të nxehtë këtë vit. Nuk ka qenë e lehtë. Shtëpia dhe familja kanë kërkuar vëmendje, por edhe karriera, dhe ndonjëherë ke ndier sikur je tërhequr fort në dy drejtime. Megjithatë, që nga hëna e re e gëzueshme më 26 maj, ke parë përmirësime. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, u zhvendos në Gaforre në qershor, një shenjë uji si ti. Kjo do të thotë që Jupiteri mund të të ndihmojë më drejtpërdrejt në muajt në vijim, deri në qershorin e ardhshëm. Shëndeti yt do të përmirësohet dhe optimizmi për jetën do të rikthehet. Jupiteri sjell shumë dhurata, lumturi, sukses, optimizëm, fat të papritur dhe më shumë para gjithashtu. Vitin tjetër, kur Jupiteri të hyjë në sektorin tënd profesional më 30 qershor 2026 për një vit të tërë, do të shijosh rritjen më të madhe në karrierë që ke parë ndonjëherë dhe do të ngjitesh në lartësi të reja. Mund të jesh tepër kritik me veten, duke menduar se askush nuk e vlerëson përpjekjen tënde, por do të ishe gabim. Po bën shumë më mirë sesa mendon. Qëndro në rrugën tënde sepse po shkon drejt gjërave më të mëdha. Me mbështetjen e Jupiterit, do të kesh fat me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe udhëtimet e largëta, dhe do të gjesh ndihmë në çështje emigrimi (përfshirë viza, pasaporta dhe leje qëndrimi). Do të kesh sukses edhe në arsimin e lartë, në fushën ligjore dhe në industrinë e botimeve apo transmetimeve. Urani, planeti i surprizave, ishte në pozicion të mirë me Diellin dhe hënën e re në fund të korrikut, ndaj mund të të jetë premtuar ose dhuruar një bonus ose shumë tjetër jashtë punës përmes një burimi të pazakontë. Ky të ardhur mund të ketë ardhur papritur. Nëse nuk e ke marrë ende, mund të ndodhë në fillim të gushtit. Shtëpia do të të marrë vëmendjen gjatë hënës së plotë në Ujor më 9 gusht. Në atë kohë, Urani do të udhëheqë dhe do të të mbështesë fuqishëm. Urani në Binjakë dhe në shtëpinë tënde të tetë të financave do të lidhet me Plutonin në Ujor (sektori i familjes dhe shtëpisë) dhe Marsin në Peshore (shtëpia e dymbëdhjetë, private). Kjo krijon një trekëndësh të artë harmonie. Mund të marrësh një bonus ose shumë tjetër që nuk e prisje, dhe do të jetë shumë i mirëpritur. Merkuri do të jetë në retrogradë deri më 10 gusht. Mos nënshkruaj dokumente para kësaj date dhe lë sa më shumë hapësirë pas saj. Shmang blerjen e pajisjeve elektronike, makinë, telefon, laptop, pajisje kuzhine, sepse mund të mos të pëlqejnë sa ke menduar nëse i bën blerjet gjatë kësaj kohe. Hëna e re më 22 gusht në Virgjëreshë mund të sjellë një ftesë për një ngjarje sociale luksoze. Por Urani do të jetë në kënd të vështirë me këtë hënë, ndaj mund të shqetësohesh për shpenzimet. Shefi yt mund të jetë më kërkues se zakonisht, pasi puna po shtohet për fundvit. Një mik mund të të zhgënjejë, mund të të tregojë anën e tij të vërtetë dhe kjo s’do të jetë ç’ke pritur. Mund të largohesh nga kjo miqësi, ke mjaftueshëm për të përballuar tani. Dita më emocionuese, luksoze dhe argëtuese do të jetë kur Jupiteri dhe Venusi bashkohen në Gaforre më 12 gusht (ose më 11, sipas zonës kohore). Bëje të veçantë për ty, mund të udhëtosh ose të organizosh një ngjarje apo darkë në qytet, zgjedhja është e jotja. Muajin tjetër, nga 22 shtatori deri më 4 nëntor, do të hysh në periudhën më të rëndësishme të vitit. Marsi, sundimtari yt, do të hyjë në Akrep për herë të parë pas dy vitesh, dhe ti do të jesh në qendër të vëmendjes. Kurajoja, pasioni dhe energjia do të impresionojnë njerëzit me pushtet dhe do të të japin pikërisht atë që dëshiron. Në dashuri, do të shkëlqesh, njerëzit do të tërhiqen nga ty si fluturat nga drita. Do të jesh i papërmbajtshëm!

Shigjetari

Në fund të muajit të kaluar, falë hënës së re të 24 korrikut, pate mundësinë të largoheshe nga qyteti dhe të shijoje aktivitetin tënd të preferuar, të udhëtoje drejt një vendi të ri ku nuk ke qenë kurrë më parë. Ose ndoshta, kishe dëshirë të kaloje kohë cilësore me fëmijët e tu, duke u treguar atyre mrekullitë e botës (një formë e shkëlqyer edukimi). Hëna e re e 24 korrikut ishte në Luan dhe të favorizoi shumë. Ke marrë ndikime pozitive dhe mbështetëse nga Saturni, që sundon strukturat e vjetra, dhe Neptuni, planeti që sundon artet. Mund të planifikosh të vizitosh një vend me trashëgimi UNESCO që e ke ëndërruar prej kohësh, dhe kur ta bësh, do të jetë emocionuese. Jo çdo Shigjetar mundi të marrë pushime në fund të korrikut. Nëse jo, ke patur një arsye të mirë, Merkuri ishte në retrogradë që nga 18 korriku dhe do të dalë nga kjo gjendje më 10 gusht. Gjithashtu, Plutoni ishte përballë Diellit, kështu që ndoshta ke patur shumë punë urgjente për të marrë pushime. Hëna e plotë më 9 gusht në Ujor, në 17 gradë, do të jetë thjesht e mrekullueshme, një nga më të mirat që kam parë ndonjëherë. Do të ndriçojë shtëpinë tënde të komunikimit, negociatave dhe udhëtimeve të shkurtra, dhe ndikimi i saj do të zgjasë deri më 13 gusht. Një trekëndësh i artë harmonie do të shfaqet në qiell, duke lidhur sektorin tënd të miqësisë dhe komunitetit, sektorin e marrëdhënieve të angazhuara dhe martesës, si dhe shtëpinë tënde të tretë të udhëtimeve të shkurtra. Ke shumë planetë që të ndihmojnë të realizosh atë që synon. Nga ana financiare, je në një pozitë të mirë, nëse të duhen para, mund t’i gjesh. Ke fat në çështjet e shtëpisë së tetë, marrëveshjet ligjore do të shkojnë në favorin tënd, bankat do të jenë të hapura për të të dhënë kredi, universitetet mund të ofrojnë ndihma, madje dhe kompanitë e sigurimeve do të jenë më bujare se zakonisht. Mund të marrësh bonus, komision bujar, të ardhura nga të drejta autori, apo të fitosh një çmim në para. Arsyeja për këtë parashikim optimist për financat është se Jupiteri, planeti yt sundues dhe i fatit, ndodhet në shtëpinë tënde të tetë për herë të parë pas 12 vitesh. Dita më me fat për çështje parash do të jetë 12 gusht, kur Venusi do të bashkohet me Jupiterin në këtë zonë, mund të jetë edhe më 11 gusht, varësisht nga zona kohore. Nëse je në negociata, ke shumë përparësi, jo vetëm për pagën, por edhe për përfitime të tjera me vlerë. Nëse planifikon të udhëtosh, përpiqu të kthehesh në shtëpi nga data 17 gusht, sepse do të duhet të jesh aty kur të ndodhë hëna e re e 22 gushtit, e cila do të sjellë tema që lidhen me karrierën dhe do të të kërkohet të mendosh e vendosësh. Merkuri do të jetë tashmë jashtë retrogradës që nga 10 gushti. Hëna e re do të jetë në shtëpinë tënde të dhjetë të arritjeve dhe avancimeve në karrierë. Megjithatë, Uranusi do të jetë në kënd të vështirë me këtë hënë dhe me Diellin, çka nënkupton një surprizë jo të këndshme nga një koleg apo partner pune. Mund të të bjerë barra për diçka, ose dikush mund të përpiqet të marrë gjithë meritat për idetë e tua. Për fat, Marsi në Peshore do t’i dërgojë një ndikim të artë Merkurit në Luan, çka sugjeron se një mik mund të të ndihmojë, ndoshta duke të bërë një rekomandim që të kthejë situatën në favorin tënd. Nuk është e qartë si do shkojnë gjërat, por ajo që është e qartë është se mundësi të reja karriere do të vijnë në eklipsin diellor muajin tjetër. Filloi përgatitu! Ndryshimet janë në ajër dhe do të jenë në favorin tënd.

Bricjapi

Së fundmi ke menduar shumë për mënyrat si të fitosh më shumë para. Ishte hëna e re e 24 korrikut që të dha nxitjen për të vepruar në këtë drejtim dhe do të ndikojë fort edhe në fillim të gushtit. Kjo hënë e re ishte në shtëpinë tënde të tetë të parave të të tjerëve, ndaj nëse ke kërkuar kredi, hipotekë, përmirësim përfitimesh nga punëdhënësi (si sigurime shëndetësore më të mira, bonus fundviti apo orar fleksibël), mund të kesh hasur rezistencë. Me Plutonin përballë Diellit dhe hënës së re më 24 korrik, ishte më e vështirë se zakonisht të negocionje dhe të merrje përgjigje pozitive. Kjo vlen jo vetëm për shefin, por edhe për bankat apo investitorët. Edhe negociatat për taksa mund të kenë qenë të komplikuara. Kjo hënë solli pengesa financiare dhe ata që kontrollonin paratë nuk ishin bashkëpunues. Por nuk do të jetë gjithmonë kështu. Merkuri është retrogradë në shtëpinë tënde të financave dhe kjo shpjegon vështirësitë. Ai do të dalë nga retrograda më 10 gusht. Megjithatë, për të marrë atë që meriton, do të kesh shumë më tepër fat në hënën e plotë më 9 gusht, që ndikon nga 8 deri më 13 gusht. Këtë herë, sugjerohet të kërkosh rritje page, jo bonus apo përfitime të tjera. Uranusi, në shtëpinë e punës së përditshme, do t’i dërgojë energji mbështetëse kësaj hëne të plotë, mund të habitesh nga përgjigjja pozitive. Plutoni në sektorin tënd të të ardhurave do të lidhet me Marsin në karrierë, një tjetër tregues se mund të kërkosh, dhe ndoshta të marrësh, një rritje të mirë page. Marsi do të jetë në shtëpinë tënde të karrierës nga 6 gushti deri më 22 shtator, një periudhë e fuqishme për avancim. Do të kesh guxim, besim dhe energji për të arritur atje ku dëshiron. Ndërsa për të tjerët gushti është muaj i ngadalshëm, për ty është muaj arritjesh. Mos humb këtë periudhë të fuqishme, mund të korrësh më shumë se një fitore. Nëse ke planifikuar pushime, ndoshta do të mundesh pas hënës së re të 22 gushtit, që ndriçon shtëpinë e udhëtimeve të largëta. Por ki parasysh, Uranusi mund të të prishë planet, duke sjellë një projekt të rëndësishëm. Shefi mund të mos e mirëpresë largimin tënd, ose një klient i rëndësishëm mund të shfaqet, dhe mungesa jote mund të ndikojë në të ardhurat e ardhshme. Në këto kushte, ndoshta do të zgjedhësh të qëndrosh dhe të përfitosh nga mundësitë. Mund të udhëtosh më vonë, eklipsi i shtatorit mund të të nisë në një aventurë të re!

Ujori

Hëna e plotë e 9 gushtit në Ujor do të jetë momenti yt i madh, diçka shumë e rëndësishme për ty do të përmbyllet me sukses. Kjo hënë do të jetë jashtëzakonisht harmonike dhe do të punojë në favorin tënd. Plutoni në Ujor, Marsi në Peshore dhe Urani në Binjakë do të krijojnë një trekëndësh të artë, mundësi për dashuri, argëtim dhe ndoshta udhëtim. Këto ndikime sjellin dashuri, përkëdheli, luks dhe shoqëri, ditët përreth kësaj hëne do të jenë magjike. 8 gusht do të jetë dita më e mirë për të nisur diçka të re, edhe pse Merkuri del nga retrograda më 10 gusht, ndikimi i 8 gushtit do të jetë aq pozitiv sa do të tejkalojë çdo pengesë. Nëse ke firmosur më herët, tani është koha për të nisur biznesin, fushatën apo projektin tënd të ri, bëj diçka që ta ndryshojë jetën. Marsi po largohet nga shtëpia e tetë, dhe do të ndihesh më mirë financiarisht. Lajme të mira për punën do të vijnë më 12 gusht, kur Venusi dhe Jupiteri bashkohen në Gaforre. Karriera jote do të ndriçojë nga 22 shtatori deri më 4 nëntor, promovim, ofertë apo vlerësim janë në horizont. Hëna e re e 22 gushtit sjell çështje financiare dhe mund të të shfaqet një shpenzim i papritur. Ki kujdes me investimet dhe mos rreziko, këshillohu me ekspertë. Kjo hënë e re do të pasohet nga një tjetër më 21 shtator, një eklips diellor shumë më i favorshëm. Në mes, më 7 shtator, një eklips hënor në Peshk do të theksojë të ardhurat, shtatori do të jetë muaj i madh për financat.

Peshqit

Miqtë e tu ndoshta po postojnë foto në rrjetet sociale nga aventurat e tyre të mrekullueshme në vende të largëta dhe ekzotike, por ti ke qenë “ngjitur” pas tavolinës së punës, i/e përfshirë në një projekt. Hëna e re që ndodhi më 24 korrik ka sjellë me vete një valë të re detyrash. Nuk ka problem, ti mund të udhëtosh kur të duash më vonë, dhe nëse punon për të tjerë, mund të shkëlqesh aq shumë në këtë periudhë sa të fitosh edhe një bonus. Nëse je i/e vetëpunësuar, do të kesh mundësinë të nxjerrësh një fitim të mirë. Plutoni ishte përballë Diellit më 24 korrik, kështu që në fund të korrikut dhe fillim gushti, ndoshta u detyrove të përmbushje kërkesa të rënda të klientëve apo të ribëje punë që mendove se e kishe mbaruar. Merkuri hyri në retrogradë më 18 korrik dhe do të dalë nga kjo gjendje më 10 gusht, çka mund të shpjegojë disa nga vonesat apo prapambetjet që ke përjetuar. Që më 6 gusht, Marsi nuk do të jetë më në shenjën e kundërt me ty, Virgjëresha, çka do të lehtësojë presionin që ke ndjerë në javët e fundit, sidomos nëse ke punuar ngushtësisht me një bashkëpunëtor apo partner. Ti je i/e adaptueshëm/me dhe fleksibël (një nga sekretet e suksesit tënd), kështu që ndoshta nuk të ka penguar të dorëzosh kontrollin total, por tani që Marsi lëviz në qiell drejt lindjes, do të ndjesh se po rifiton kontrollin mbi ngjarjet. Marsi do të udhëtojë në Peshore nga 6 gushti deri më 22 shtator, dhe do të rikthehesh në menaxhimin e financave. Mund të dërgosh pagesa tatimore, të shlyesh fatura, të menaxhosh kreditë apo të punosh për të shlyer ndonjë hua. Marsi shpesh rrit shpenzimet, ndaj mund të kesh disa fatura të mëdha gjatë kësaj periudhe, deri rreth fundit të shtatorit. Në një tjetër zhvillim, Saturni ka qenë për muaj të tërë brenda 10 gradëve afër sunduesit tënd, Neptunit, që nga korriku 2024. Ata janë afruar shumë për t'u bashkuar në të njëjtën gradë, por gjithnjë janë tërhequr pak. Do të qëndrojnë afër deri në korrik 2026, kur më në fund do të ndahen 10 gradë larg dhe do të marrin rrugë të ndryshme. Ky afrim midis Saturnit (planeti i disiplinës) dhe Neptunit (planeti yt sundues) nuk ka qenë i lehtë. Saturni ka qenë i ashpër ndaj teje, duke të detyruar të heqësh dorë nga disa kënaqësi për të ndjekur një qëllim më të rëndësishëm dhe afatgjatë. Nëse e ke bërë këtë, koha ka qenë e përsosur, dhe do të shpërblehesh më vonë për sakrificat e tua. Për të shtuar ndryshimet, së fundmi Saturni dhe Neptuni kanë kaluar përkohësisht në shenjën e Dashit, duke lënë Peshkun. Saturni do të kthehet sërish në Peshk më 1 shtator, por do të hyjë përfundimisht në Dash në shkurt 2026, ku do të qëndrojë deri në prill 2028. Në Dash, fokusi yt i ri do të jetë ndërtimi i pasurisë, një qëllim që mund ta arrish nëse je i/e vendosur. Saturni dhe Neptuni do të bashkohen më 20 shkurt 2026 në një lidhje të saktë në Dash, ky mund të jetë një moment për marrje vendimesh të rëndësishme apo angazhime serioze. Më pas, do të ndahen ngadalë, në maj 2026 do të jenë 8 gradë larg dhe në korrik 2026 10 gradë larg, çka do të të japë lehtësim nga barra dhe kufizimet financiare. Kjo periudhë nuk është e lehtë, por po të mëson të organizohesh, të përdorësh mirë kohën dhe të përfitosh më shumë nga të ardhurat. Neptuni po të jep ide dhe vizione për të ardhmen, së bashku me Saturnin, po të ndihmojnë të kapësh ëndrrën tënde. Më 22 gusht 2025, vëmendja jote do të përqendrohet tek një marrëdhënie e afërt, qoftë romantike apo biznesi. Kjo do të jetë hëna e parë nga dy hëna të reja rradhazi në Virgjëreshë, me një muaj distancë, një ngjarje e rrallë që tregon se do të analizosh thellësisht gjendjen e një lidhjeje të angazhuar. Kjo hënë e re e 22 gushtit do të sjellë ngjarje të përziera, me një problem të papritur në minutën e fundit. Dikush mund të largohet nga shtëpia jote, një fëmijë që nis universitetin, një ndarje nga një partner, apo një shok dhome që shpall largimin. Dikush me të cilin ke lidhje të afërt do të largohet nga përditshmëria jote. Muajin tjetër do të kesh eklips diellor më 21 shtator në Virgjëreshë, shumë më pozitiv se kjo hëna e re, dhe shumë më e fuqishme. Shtatori sjell dy eklipse: një eklips hënor në Peshk më 7 shtator dhe një eklips diellor më 21 shtator, do të jetë muaj me shumë ndryshime dhe rritje. Përpiqu të mbyllësh negociatat financiare tani në gusht, sepse më vonë do të jesh i/e përqendruar tek një partner dhe do të jetë më e vështirë të merresh me para. Sigurohu të përdorësh datën 8 gusht, një ditë fantastike, një ditë para hënës së plotë më 9 gusht. Edhe pse planetët do të jenë në harmoni më 9 gusht, hëna vetë nuk do të lidhet me planetë, prandaj 8 gushti është dita ideale për të vepruar. Rreshtimi i planetëve është aq i bukur, sa rrallë ndodh kështu. Nëse ke firmosur më herët, shfrytëzo 8 gushtin për të nisur projektet, nuk do të pendohesh. Deri më 8 gusht, Merkuri është pothuajse gati të dalë nga retrograda, është koha perfekte për të vepruar.