Ja ku ndodhen disa nga hotelet më prestigjioze Four Seasons

Four Seasons George V, Paris

Ka një “departament” vetëm për lulet. Me floristë full-time që krijojnë kompozime të reja çdo ditë.

Four Seasons London Tower Bridge  

Fle në një ndërtesë që dikur kontrollonte flotën dhe tregtinë globale. Sot, është një nga adresat më të heshtura dhe ekskluzive të Londrës.

Four Seasons Hotel Milan

Është ndërtuar në një manastir të shekullit XV. Murgjit kanë jetuar aty për mbi 400 vjet.

Four Seasons Hotel Madrid  

Është ndërtuar duke bashkuar 7 ndërtesa historike në një hotel të vetëm. Një “mozaik” arkitekturor në zemër të Madridit.

Four Seasons Hotel Bosphorus, Istanbul  

Është pallat osman i shekullit XIX, i ndërtuar për aristokracinë perandorake. Ka qenë rezidencë e ministrave dhe familjeve elitare.

Four Seasons Hotel Budapest  

Ndodhet në një pallat Art Nouveau mbi 100-vjeçar, përballë Urës së Zinxhirit dhe Danubit.

Four Seasons Hotel des Bergues, Geneva  

Është hoteli më i vjetër luksoz në Gjenevë (1834). Gjithashtu, i njohur si hoteli ku janë nënshkruar vendime botërore.

Four Season New York Downtown  

Është ndërtuar brenda kullës së arkitektit të famshëm Robert A.M. Stern. Jo thjesht hotel, por pjesë e një projekti arkitekturor “statement”.

Four Seasons Resort Dubai  

Është një nga resortet më private në Dubai, pa ndërtesa gjigante përreth. Preferohet nga VIP që shmangin hotelet “show-off”.

Four Seasons Resort Bali  

Ndodhet mbi një luginë xhungle dhe lum të shenjtë. Hyrja bëhet përmes një ure mbi pellg me lotus.

Four Seasons Hotel Seoul, Korea  

Ka pamje direkte nga pallatet mbretërore koreane. Kombinon high-tech modern me traditë 600-vjeçare.

Four Seasons Resorts Maldives, at Landaa Giraavaru  

Ky resort ka laborator shkencor detar brenda tij. Jo thjesht “eco-friendly”, por një Marine Discovery Centre ku biologë realë studiojnë manta rays, koralet dhe breshkat dhe mysafirët mund ta vizitojnë.

Four Seasons Resort Bora Bora  

Pamja kryesore është një vullkan i shuar. Mount Otemanu është maja ikonike që sheh nga çdo vilë.

Four Seasons Resort Peninsula Papagayo, Costa Rica    

Ndodhet në një gadishull privat mes dy oqeaneve. Shikon majmunë dhe iguana nga ballkoni.