Ku shija e mishit takohet me elegancën e përvojës!
Një eksperiencë që na mbushi me shije dhe ngrohtësi…
KOPE Steak House na priti me një ambient familjar, komod dhe casual, perfekt për një darkë të këndshme mes miqsh.
Ja çfarë do veçonim:
Shërbimi: Nga ato lloj shërbimesh ku ndihesh vërtetë i përkujdesur, por pa e tepruar! Stafi ishte super mikpritës dhe i shpejtë, me sugjerime të sakta që na ndihmuan të zgjedhim më të mirën. Një falenderim i veçantë vajzës që na shërbeu me aq shumë kujdes, edhe pse nuk arritëm t’ia mësonim emrin.
Menuja: Do ta themi hapur, roletë e viçit ishin më të mirat që kemi provuar ndonjëherë!
Po aq i mrekullueshëm ishte edhe “Strip Loin” i sugjeruar nga stafi, i gatuar në perfeksion dhe me një shije të veçantë. Dhe sigurisht, një menu vere shumë e pasur që kompleton çdo shije.
Ambienti: Familjar, i ngrohtë dhe casual. Për ata që dashurojnë qetësinë dhe e kërkojnë me ngulm gjatë dreka-darkave, ambienti ishte pak i vogël dhe herë pas here krijohej edhe pak zhurmë, por gjithsesi, komoditeti dhe atmosfera e këndshme e bëjnë vendin ideal për një eksperiencë relaksuese.
Çmimet: Për një steak house me këtë cilësi, raporti cilësi-çmim është thjesht perfekt. Nga më të arsyeshmet që kemi provuar, duke na bërë të duam të rikthehemi pa e menduar dy herë! 🙂
stylisphere
most read

Pse “leg day” është dita që meshkuj shmangin më shumë në palestër?


Sipas një studimi, një grua që nuk i kërkon kurrë para bashkëshortit të saj…





