Search
Close this search box.

La Mamounia Marrakech By Stylisphere

Kur nisëm planifikimet e vendeve për Marrakesh, në biseda të ndryshme me njerëz hasnim shpesh “Duhet patjetër të shkoni te Mamounia, Mamounia, Mamounia”… po çfarë ishte kjo Mamounia?
Stafi jonë pasi studion mirë e mirë vendet (edhe kur sugjerohen nga të tjerët apo nga pjesa tjetër e stafit), sigurohet të përzgjedhë always the best.

La Mamounia Marrakech , ky hotel, që në fakt të thuash hotel është pak, ishte beyond our expectations. Një eksperiencë, që çdokujt që viziton Marrakeshin, duhet patjetër ta përjetojë. Sepse nuk është ajo kafja apo ai brunch që konsumon, është mikpritja, shërbimi, përzemërsia e stafit, standarti, specialitetet , ëmbëlsirat nga Pierre Hermé njerëzit e rafinuar që të rrethojnë, kopshti madhështor, natyra…oh, çdo gjë!

La Mamounia, cilësuar nga Conde Nast Travel si hoteli më i mirë në botë në Condenast Traveller. I dizenjuar nga arkitektët Henri Prost dhe Antoine Marchisio në 1923 me një stil Maroken ndërthurur me atë Art Deco, me një kopsht prej 15 hektarësh që Sulltan Mohammed Abdullah i dhuroi djalit të tij…hoteli u hap për herë të parë në 1929.
I vizituar nga figura shumë të njohura mbarëbotërore si Winston Churchill (një nga baret e hotelit quhet gjithashtu Churchill, për shkak të konsideratës së tij për hotelin), Charie Chaplin, Paul McCartney, Nelson Mandela, Franklin Roosevelt, Yves Saint Laurent, Charles de Gaulle etj etj.
Për t’u përmendur gjithashtu fakti që në La Mamounia, ndodhen 3 restorante me shef Jean Georges si dhe mund të shijoni ëmbëlsirat dhe brunchin më të mirë ever me specialitet e shefit më të mirë të pastiçerisë në mbarë botën në 2016, dhe përzgjedhur nga Vanity Fair në po të njëjtin vit si 1 ndër 50 personat francez më influencues në botë, Pierre Hermé

Stylisphere e sugjeroi, ju çfarë po prisni akoma ta vizitoni?