Kur vjen puna te restorantet e peshkut në Tiranë, ose mund të jenë popullore e me çmime ekonomike, ose shumë të shtrenjtë dhe ambiente jokomode deri diku…e review-të tona në fakt për restorantet e peshkut kanë qenë tepër të rralla, për mos thënë që kjo është hera e parë që bëjmë një review të tillë…sepse në fakt te La Vita é Bella, mund t’i gjesh të gjitha, cilësinë, çmimet e arsyeshme, menunë e larmishme dhe ambientin komod…por jo vetëm :
Shërbimi: E keni parasysh ato rastet kur mirësjellja shumë e madhe, të vë në “siklet” (për mirë). Një shërbim ekselent do thoshim në këtë rast, të shpejtë, udhëzues dhe shumë të sjellshëm e të kujdsesshëm.
Menuja: Do veçonim fillimisht menunë e verërave, pafund etiketa dhe nga ato me çmimet më ekonomike deri te ato më të shtrenjtat…me pak fjalë verë cilësore për të gjithë
Te ushqimi do veçonim…të gjitha!!! Aromë deti në çdo kafshatë…
Ambienti: Do thoshim komod, e klas në të njëjtën kohë. Një restorant me casual vibes, por që dhe në të njëjtën kohë shërbimi i sofistikuar i jepte një lloj klasi, që megjithatë të bën të ndihesh komod. I përshtatshëm si për çifte, shoqëri apo familjarë.
Çmimet: Diversiteti në menu, si në ushqim dhe në pije, të jep mundësinë të shpenzosh aq sa ke mundësi. Mos u trembni nga fakti që është restorant peshku me klas, e domosdoshmërisht duhet të jetë shtrenjtë…përkundrazi, ishte më i arsyeshëm nga ç’e mendonim