Arratisja mes natyres dhe luksit te arritshem
Me plazhin unik, natyrën nga e cila rrethohet, gjelbërimin e qetësinë, @marinabayresort_casino është një nga pikat më të kërkuara të Rivierës, në gjirin më të bukur të Vlorës. Një destinacion ku pushimet marrin një tjetër kuptim, me një standard bashkëkohor mikpritjeje që i “barazohet” luksit të arritshëm✨
Në thelb të eksperiencës qëndron hoteli, i cili veçohet nga pamja unike, kushtet maksimale, e më pas shërbimi, me një staf të përkushtuar që të bën të ndihesh si në shtëpi me kujdes për detajet dhe gatishmëri për t’iu përshtatur çdo kërkese. Në zemër të resortit ndodhet @batos.marinabay , një hapësirë që ka vendosur gastronominë në qendër të eksperiencës, me një menu të kuruar, ku kombinimet kreative ndërthuren me kuzhinën mesdhetare dhe frymëzimet moderne ndërkombëtare. Në vend që të mbetet thjesht lounge, Batos është menduar si një destinacion i plotë kulinar, ku ushqimi është gjithmonë në plan të parë.
Kulmi i eksperiencës gastronomike arrin tek @mandarine_restaurant, një hapësirë e dedikuar fine dining. Me një shërbim të sofistikuar dhe një menu të menduar si një udhëtim shijesh, Mandarine është një destinacion më vete brenda resortit. Sigurohuni të konsumoni një darkë të hershme, apo drekë të vonë, pasi perëndimi nuk duhet humbur nga ballkoni i restorantit!
@lime.marinabay është gjithashtu një tjetër koncept brenda resortit, me një menu po aq të përzgjedhur sa ato te Batos apo Mandarine, me atmosferën e duhur të një “party spot”.
Elementi tjetër unik në Marina, është @zenspa.marinabay , një nga spa-të më të veçanta që ne kemi hasur në hotele shqiptare (dhe jo vetëm). Zona më e qetë e resortit, që i dedikohet relaksit dhe rigjenerimit, me një gamë të gjerë e shërbimeve dhe një përkujdesje maksimale nga të gjithë punonjësit.
Qoftë për një çift që kërkon intimitet, për miq që duan eksperiencë të “çmendur”, apo për familje që udhëtojnë me fëmijë, te Marina, do t’i gjeni të gjitha 🙂 Në fund të ditës, ajo që mbetet në kujtesë nuk është vetëm ambienti luksoz, por ndjesia se je pritur si mysafir i veçantë, një mikpritje që i jep hotelit shpirt dhe Marina Bay Resort-it identitet!
stylisphere
most read


9 Sekretet japoneze për të jetuar më lehtë me mendimet e tua






