Search
Close this search box.

Max Mariola Restaurant sipas Stylisphere

Kur themi Itali, gjithmonë e lidhim me pastat, pizza, ushqime që nuk ndjen të ngopur duke i provuar, të shijshme, njerëz të dashur, të qeshur, plot mimika, alegro… të vjen fiks ajo ndjesia e ëmbël që të lë një vend pasi e viziton. Po sikur t’ju themi që të gjitha këto ndjesi, mund t’i përjetoni te Max Mariola Restaurant dhe ne patëm fatin t’i përjetonim live nga vetë, il fantastico Chef Max Mariola . Një shef i njohur kudo, i qeshur gjatë gjithë kohës që shërbente me performancë duke shkuar në çdo tavolinë, tepër friendly, i ngrohtë e i këndshëm.
Përshtypjet sipas Stylisphere?🤌🏼

Shërbimi: Staf jashtëzakonisht miqësor, të sjellshëm, të shpejtë. Me shumë mirësjellje të pyesin për emrin e rezervimit e të orientojnë drejt tavolinës.

Specialitetet: Ah, ushqimi italian. Nuk e shajmë aspak, por ajo që do diferenconim ishin Karbonarat me “cooking show”, nga ato që të shkrijnë sa i provon, e ti duhet vetëm të mbyllësh sytë e t’i shijosh siç duhet. Si dhe Tiramisuja, best ever!!! Me kafe të bërë vetë, çokollatë fondente me grimca, kakao, krem maskarpone e të pyesin pastaj nëse do ta shoqërosh me rum ose ndonjë pije tjetër sipas dëshirës.

Ambienti: Dritat e ulëta e të ngrohta të sillnin një ndjesi intimiteti e rehatie në të njëjtën kohë.
Hapësira nga ana tjetër, duke qenë se ishte pak e vogël, krijohej pak zhurmë, ishte pak overcrowded dhe muzika në sfond, herë pas here ishte e vështirë të komunikoje. Kjo është porosi për personat që e kanë të domosdoshme qetësinë në restorant😜

Çmimet: Ndjesia që Max Mariola i jep njerëzve me dashurinë që ai përcjell në çdo tavolinë, konkurron cdo shef tjetër, sado me yje Michelin të jenë…e për rrjedhojë, edhe çmimet 🙂

Sugjerimi jonë: Me veçoritë e kritikat tona, Max Mariola Restaurant sigurohuni që në udhëtimin e rradhës në Milano, të jetë MUST!♥️

most read

Facebook
Pinterest
LinkedIn