Mësime për Miqësinë nga seriali “Firefly Lane”!

Sugjerimi që ju duhet për fundjavën me shoqen e zemrës

  1. Miqtë e vërtetë nuk largohen, edhe kur jeta ndryshon

    Nga adoleshenca deri në moshë madhore, Tully dhe Kate provuan se një miqësi e fortë nuk ndikohet nga distanca apo koha, vetëm nëse e lejojmë ne.

  1. Çdo njeri ka ritmin e vet në jetë, dhe kjo është mëse okay

    Ndërsa njëra ndërton karrierën dhe tjetra jetën familjare, ‘Firefly Lane’ na kujton se nuk ka një rrugë “të duhur”, ka vetëm atë që funksionon për ty.

  1. Çdo njeri ka ritmin e vet në jetë, dhe kjo është mëse okay

    Ndërsa njëra ndërton karrierën dhe tjetra jetën familjare, ‘Firefly Lane’ na kujton se nuk ka një rrugë “të duhur”, ka vetëm atë që funksionon për ty.

  1. Keqkuptimet mund të lëndojnë, por falja shëron

    Si çdo marrëdhënie, edhe miqësia kalon sprova. Fjalët e pathëna dhe krenaria mund të jenë armiqtë më të mëdhenj, por vetëm ata që dinë të falin, e mbajnë miqësinë gjallë.

  1. Mos e lër asnjë moment pa thënë atë që ndjen

    Jeta është e paparashikueshme dhe ndonjëherë, gjërat ndryshojnë kur më pak e presim. Ndaj, thuaju njerëzve që i do, pa pritur për momentin e duhur.

  1. Familja nuk është vetëm ajo me të cilën lind, por edhe ajo që zgjedh

    Për Tully-n, e rritur pa stabilitet familjar, Kate ishte familja e saj e zgjedhur.

  1. “Shpirtrat binjakë” nuk janë vetëm partnerët

    Miqësia mes dy vajzave është aq e fortë sa mund të krahasohet me çdo marrëdhënie dashurie. Miqtë janë shpesh ata që të mbajnë gjallë kur bota duket e zymtë.

  1. Mund të ndryshosh, por miqtë e vërtetë do të të duan për atë që je

    Tully dhe Kate kalojnë shumë ndryshime në jetën e tyre, por lidhja e tyre mbetet e paprekur. Miqtë e vërtetë do të pranojnë ashtu siç je, pa u munduar të të ndryshojnë.

  1. Jo të gjitha miqësitë janë të përjetshme

    Disa njerëz vijnë në jetën tonë për një arsye, për një kohë, por jo gjithmonë për të qëndruar gjatë. Kjo nuk e zvogëlon vlerën e momenteve së bashku.