Nëse do të vizitosh një qytet nga rehatia e shtëpisë...

Ja filmi që duhet të shikosh…

Monte Carlo  
Tre shoqe nisen për një udhëtim të thjeshtë në Paris, por përfundojnë në Monte Carlo duke jetuar për pak ditë jetën e luksit.

Death on the Nile 
Një grup të pasurish nisen për një udhëtim luksoz në lumin Nil, por përfundojnë të përfshirë në një mister vrasjeje mes shkretëtirës dhe Egjiptit magjik.

House of Gucci  
Një vajzë e thjeshtë hyn në botën e modës në Milano, por përfundon e përfshirë në intriga, pushtet dhe tradhti brenda familjes Gucci.

Emily in Paris  
Emily, një vajzë amerikane, merr një ofertë pune dhe zhvendoset në Paris, ku e presin moda, romanca dhe një jetë krejt ndryshe nga ajo që kishte imagjinuar.

Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl 
Në detet e Karaibeve, një aventurë nis për dashuri dhe liri, duke u kthyer në një betejë mes piratëve dhe legjendave të errëta.

The Tourist 
Një grua misterioze takon një turist amerikan në Venecia dhe e përdor si karrem, duke e futur pa e kuptuar në një lojë rreziku, identitetesh dhe dashurie.

 

Blood Diamond  
Një peshkatar nga Sierra Leone humb familjen gjatë luftës civile dhe nis një udhëtim të rrezikshëm për të gjetur një diamant të rrallë që mund t’i ndryshojë jetën.

 

Slumdog Millionaire  
Një djalë i rritur në lagjet e varfra të Mumbait merr pjesë në “Kush do të bëhet milioner?” dhe çdo përgjigje që ai jep, lidhet me historinë e jetës së tij.

Sex and the City 2  
Carrie, Samantha, Charlotte dhe Miranda nisen nga New York drejt Dubait për një pushim luksoz, ku mes modës, kulturës dhe miqësisë, përballen me veten dhe jetën e tyre.

Mission: Impossible – Ghost Protocol 
Pas një shpërthimi në Kremlin në Moskë, Ethan Hunt nis një mision global që e çon nga Rusia Dubai dhe Indi për të ndalur një kërcënim bërthamor.

The Hangover Part II  
Katër shokë shkojnë në Bangkok për një dasmë të qetë, por zgjohen pa kujtime dhe me kaos total në zemër të Tajlandës.

Crazy Rich Asians  
Një vajzë nga New York shkon në Singapor për të takuar familjen e të dashurit, pa e ditur se ai vjen nga një nga familjet më të pasura në Azi.

Game of Thrones 
Familje fisnike luftojnë për fronin e Hekurt në Westeros (Dubrovnik), mes tradhtive, betejave dhe aleancave që ndryshojnë fatin e mbretërive.

Gossip Girl  
Një blog anonim zbulon sekretet e adoleshentëve elitarë të Manhattan-it, duke kthyer New York-un në një skenë intriga dhe luksi.

Amadeus 
Vjenën e shekullit XVIII, një kompozitor xheloz rrëfen jetën dhe gjeniun e Mozart-it mes artit, famës dhe rivalitetit.

Harry Potter  
Mes stacioneve të fshehta, kështjellave dhe librave magjikë, zhvillohet një histori që të çon në Britaninë më të magjishme që ke parë ndonjëherë.

Crash Landing on You   
Një vajzë nga Koreja e Jugut përfundon aksidentalisht në Korenë e Veriut dhe bie në dashuri me një oficer që e ndihmon të kthehet në shtëpi.

The Fault in Our Stars  
Dy të rinj njihen në Amerikë mes betejave me sëmundjen dhe nisen drejt Amsterdamit për të ndjekur një ëndërr, duke jetuar një histori dashurie mes dhimbjes dhe shpresës.

La La Land 
Një pianiste dhe një aktore bien në dashuri në zemër të Hollywood-it, në Los Angeles, ndërsa luftojnë për suksesin e tyre.