Cili serum i duhet lëkurës tënde
Serumet janë mënyra më e drejtpërdrejtë për të vepruar aty ku lëkura ka realisht nevojë. Jo thjesht hidratojnë sipërfaqen, por veprojnë më në thellësi me përbërës të përqendruar, për të trajtuar saktësisht atë që lëkura po kërkon.
FACE SERUM RETINOL
Të duhet retinol nëse lëkura jote ka filluar të tregojë këto shenja:
rrudha dhe linja të holla;
teksturë jo të njëtrajtshme;
humbje të elasticitetit;
pore më të dukshme;
shenja të foto-plakjes nga dielli.
FACE SERUM NIACINAMIDE
Të duhet niacinamide nëse lëkura jote ka filluar të tregojë këto shenja:
lëkurë e zbehtë dhe pa shkëlqim;
njolla të errëta ose pigmentim;
shenja nga aknet;
ton jo i njëtrajtshëm i lëkurës;
linja të holla dhe teksturë e ashpër.
FACE SERUM VITAMIN C
Të duhet vitaminë C nëse lëkura jote ka filluar të tregojë këto shenja:
lëkurë e zbehtë dhe pa shkëlqim;
njolla të errëta dhe pigmentim;
melasma ose shenja nga aknet;
ton jo i njëtrajtshëm i lëkurës;
teksturë e ashpër dhe linja të holla.
stylisphere
most read

Shprehje që tregojnë pse La Casa de Papel nuk është thjesht një serial







