Susafa – Palermo, Sicili
Këtu kuzhina lidhet drejtpërdrejt me tokën: perime të freskëta nga kopshti, vaj ulliri i prodhuar në pronë dhe degustime verërash tradicionale siciliane si Passito dhe Marsala.
Post Hotel – San Candido, South Tyrol
Në zemër të Dolomiteve, Shefi Elios Begiqi përdor produkte lokale për të krijuar pjata inovative, nga pasta të freskëta të punuara në dorë deri tek djathërat alpinë, të shoqëruara me verëra nga luginat përreth.
Villa La Madonna – Monferrato, Piemonte
Vaktet shërbehen nën pergola të mbuluara me hardhi ose në sallën rustike prej guri, ku menuja thekson produktet sezonale, shijet tradicionale piemontese dhe verërat nga bodrumi i vilës, nga Barbera tek Nebbiolo.
Hotel de Russie – Romë, Lazio
Shefi Fulvio Pierangelini krijon pjata që pasqyrojnë traditën romake me produkte sezonale dhe shije mesdhetare, të shoqëruara me verëra nga vreshtat më të mira italiane.
Ca’ Apollonio Heritage – Romano d’Ezzelino, Venecia
Nga drekat e relaksuara në Bistrot deri te përvoja fine dining në restorantin Gourmet, shefi Alessio Longhini shoqëron çdo vakt me verëra nga vreshtat lokale dhe çdo moment këtu është një lidhje e drejtpërdrejtë me shijet dhe ritmin e fshatit venecian.
La Guardia – Isola del Giglio, Toskana
Në majë të një shkëmbi graniti në ishullin Giglio, La Guardia ofron një menu të frymëzuar nga produktet e ishujve përreth, ndërsa lista e verërave përfshin etiketa të veçanta nga Giglio, Capri dhe Pantelleria.
Hôtellerie de Mascognaz – Champoluc, Lugina Aosta
Në kuzhinë, shefja Veronica Forchielli sjell një interpretim bashkëkohor të shijeve lokale, nga pasta të punuara në dorë tek djathërat e zonës dhe mishi i egër. Çdo pjatë shoqërohet me verëra nga prodhuesit më të mirë të luginës.
Quellenhof Luxury Resort Lazise – Lazise, Liqeni Garda
Nga peshku i freskët i zonës tek ëmbëlsirat sezonale të përpunuara me finesë, çdo pjatë pasqyron shijet dhe traditën e rajonit, duke krijuar një përvojë gastronomike që lidhet ngushtë me peizazhin e liqenit dhe maleve përreth.
Palazzo Tiglio – Valdambra, Toskana
Shefi Mattia Parlanti krijon një menu të bazuar në produkte sezonale, të shoqëruara me verëra toskane të përzgjedhura nga sommelieri Danilo Salvi. Në këtë pallat të restauruar të shekullit XVII, vaktet shijohen ngadalë në oborret prej guri.
La Sosta di Ottone III – Levanto, Cinque Terre
Restoranti i rekomanduar nga Michelin fokusohet tek tradita liguriane dhe prodhuesit lokalë, duke krijuar pjata nga përbërës të zonës, të shoqëruara me verëra të përzgjedhura nga somelierja e shtëpisë.
Paragon 700 Boutique Hotel & Spa – Ostuni, Puglia
Paragon 700 bashkon elegancën pallatit të shekullit XVIII me traditën gastronomike të Puglias. Mes kopshteve private më të mëdha në qytet, çdo vakt pasqyron stilin e jetesës së Puglias, shoqëruar me verëra të rajonit si Primitivo dhe Susumaniello.
stylisphere
most read



5 shenja të pazakonta Që tregojnë se duhet të pini më shumë ujë!





