Njihu me kodin e Hermès

Si të bësh tënden çantën ikonë Birkin? Sekretet që nuk t’i thotë askush… por ne po!

Si funksionon sistemi i Hermès?

Nuk ka ekspozim, dhe as listë publike

Birkin nuk ekspozohet në vitrinë.

Nuk mund të shkosh dhe ta kërkosh.

Shitësit nuk e përmendin nëse nuk je “klient i përshtatshëm”.

Llojet e klientëve

Hermès i ndan klientët në:

Klientë të rinj (first-timers)

Klientë me histori blerjesh

Klientë të privilegjuar

Vetëm të fundit marrin ofertën e ëndrrës!

Si të rrisësh shanset?

3 hapa kyç për t’u afruar me një Birkin:

Krijo histori blerjesh (1:1 ose 2:1)

Shfaq stil & sjellje që përfaqëson markën

Lidhu me një SA (sales associate)

Ç’blejnë klientët e zgjuar?

Ndërtimi i historisë së blerjeve

Blerje të mençura si shall, parfume dhe aksesorë me vlerë të lartë tregojnë përkushtim ndaj markës, një rrugë e sigurt drejt Birkin.

Dyqane me konkurencë të ulët

Zgjedhja e Hermès në qytete si Porto, Marbella apo Vienë rrit shanset për sukses, sidomos me një histori ndërkombëtare blerjesh.

Ftesat ekskluzive nga Hermès

Një profil lifestyle i kultivuar me kujdes të çon në evente private ku çantat ofrohen pa shumë zhurmë.

Tregu sekondar i sigurt

Për ata që nuk duan të presin: platforma si Privé Porter apo 1stDibs ofrojnë Birkin autentike me çmim më të lartë, por menjëherë të disponueshme.

Personal shoppers

Konsulentët e luksit dinë si të sigurojnë një Birkin, ndonëse me një çmim më të kripur por pa stres e pa radhë.