Një hapësirë madhështore plot dashuri me putra në Tirana East Gate, qendrën e parë tregtare Pet Friendly.
Kafshët janë qënia më e bukur, ato që të heqin stresin pas ditëve të gjata në punë, ato që nuk të mbajnë “inat” edhe kur ti i bërtet, ato që sa hap derën e shtëpisë janë të parët që të presin…dhe ne te Stylisphere i adhurojmë, e ndaj, sigurohemi gjithmonë të bashkëpunojmë me më të mirët për kujdesin e tyre, pikërisht me @oreoandtonyalbania
Pas lokacioneve në Bllok dhe @vethospitaltirana, ky brand vjen tashmë me një dyqan madhështor në @teg_tiranaeastgate, qendrën e parë tregtare Pet Friendly në Tiranë.
Padiskutim, një univers i vogël ku kujdesi, stili dhe argëtimi bëhen një…Një hapësirë me dizajn unik nga @atelier4studio, ku çdo raft ngjan me një galeri të vogël me ushqime premium, aksesorë plot fantazi dhe lodra që i bëjnë kafshët edhe më të lumtura.
Nuk është thjesht një dyqan, por një udhëtim i vogël përkëdhelës për miqtë me putra dhe për njerëzit që i duan. Modern, autentik, me një frymë ndërkombëtare, por që flet gjuhën e përditshmërisë sonë…
Sepse kujdesi ndaj kafshëve nuk është trend, është lifestyle.
stylisphere
most read

Pse “leg day” është dita që meshkuj shmangin më shumë në palestër?


Sipas një studimi, një grua që nuk i kërkon kurrë para bashkëshortit të saj…





