Search
Close this search box.

Outfit-i perfekt i Shën Valentinit për çdo shenjë horoskopi Sugjeruar nga Stylisphere

Dashi

Ngjyra të guximshme

Të lindurit në shenjën e Dashit duan të bien në sy! Një fustan i kuq i ndezur, ose një kostum elegant me ngjyra të forta si rozë elektrike i bën të lindurit e kësaj shenje të ndihen të sigurt dhe tërheqës. Kombinojeni veshjen me aksesorë të guximshëm dhe taka të larta për nje look më dramatik.

Demi

Elegancë dhe sensualitet

Demi e do luksin dhe rehatinë. Një fustan sateni në nuanca të buta në pastel, e artë ose jeshile smeraldi, i kombinuar me bizhuteri delikate dhe sandale të stilit klasik, do t’ju bëjnë të dukeni romantik dhe të sofistikuar.

Binjakët

Më lozonjarë se kurrë

Binjakët nuk ngurojnë asnjëherë të eksperimentojnë me stilin e tyre. Një fustan i shkurtër me printe interesante ose një kombinim modern crop top dhe pantallona të larta do të jenë veshja ideale për të pasqyruar personalitetin e gjallë.

Gaforrja

Romantikët ëndërrimtarë

Gaforret pëlqejnë veshjet ëndërrimtare dhe të lehta. Një fustan me dantellë ose shifon në tone pastel si rozë e hapur ose lejla, i kombinuar me bizhuteri të vogla dhe një çantë elegante, është zgjedhja ideale.

Luani

Glamour plot shkëlqim

Luanët adhurojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Një fustan me shkëlqim, ngjyrë ari, ose një veshje me detaje të sofistikuara dhe bizhuteri të mëdha, do t’i bëjë të lindurit e shenjës së luanit të shkëlqejnë në mbrëmjen e Shën Valentinit.

Virgjëresha

Rafinim në detaje

Virgjëreshat pëlqejnë një stil të thjeshtë, por elegant. Një fustan midi me prerje të pastër në ngjyra neutrale ose toke, i kombinuar me aksesorë minimalistë, do të jetë zgjedhja e përkryer.

Peshorja

Feminine në harmoni

E sunduar nga Venusi, Peshorja preferon veshje të hijshme dhe të balancuara. Një veshje në ngjyra pastel si rozë e zbehtë, blu e hapur ose lejla, kombinuar me bizhuteri të vogla, është zgjedhja ideale.

Akrepi

Misteriozë dhe tërheqës

Akrepat janë magjepsës me stilin e tyre të errët dhe tërheqës. Një veshje e zeze me detaje dantellë, kadife ose lekure, i kombinuar me grim dramatik dhe taka të larta, do t’i japë një prekje misterioze look-ut.

Shigjetari

Shpirt aventurier dhe i lirë

Shigjetarët preferojnë veshje komode, por pa hequr dorë nga stili. Një jumpsuit i lirshëm dhe bizhuteri unike, do të përfaqësojë natyrën e tyre të gjallë dhe energjike.

Bricjapi

Klasikja tradicionale

Bricjapët qëndrojnë besnikë ndaj elegancës tradicionale. Një fustan i strukturuar në nuanca si blu e errët, burgundy ose e zezë, i kombinuar me një çantë të vogël dhe këpucë me takë klasike, do t’i japë personit të kësaj shenje një pamje të sofistikuar.

Ujori

Stil ekstravagant dhe unik

Ujorët adhurojnë të eksperimentojnë me veshjet e tyre. Një veshje futuriste me material metalik, ose një kombinim me kontraste të forta, do të shprehin më së miri personalitetin e tyre të lirë dhe krijues.

Peshqit

 Delikatesë dhe harmoni

Peshqit ndihen më mirë me veshje të lehta dhe romantike. Një fustan i shkurter i harmonizuar me pallto apo këpucë të mëdhaja, është zgjedhja e përkryer.