Nga Clooney te Roberts, moda që shkëlqeu.
Moda në Venecia 2025 foli përmes detajeve: thjeshtësi të sofistikuar, ngjyra të reja dhe një energji që bashkoi finesën me guximin. Tapeti i kuq u shndërrua në laboratorin ku trendet lindin, duke na kujtuar se stili i vërtetë është ai që mbetet.
1-AMAL / GEORGE CLOONEY
Amal Clooney shkëlqeu me një fustan butter yellow Balmain, duke sjellë freski dhe finesë.
George Clooney mbeti besnik stilit të tij klasik, duke kompletuar çiftin më të komentuar të festivalit.
2-JULIA ROBERTS
Julia Roberts zgjodhi një cardigan me printe portretesh, të kombinuar me pantallona të shkurtra të zeza dhe atlete të bardha.
Çanta e zezë prej lëkure dhe syzet e mëdha i dhanë një prekje casual-chic.
3-LAURA DERN
Laura Dern zgjodhi një bluzë të bardhë voluminoze të kombinuar me xhinse të errëta.
Aksesorët gold i dhanë pamjes një elegancë të thjeshtë, të rehatshme dhe të sofistikuar njëkohësisht.
4-NAOMI RAPACE
Naomi Rapace preferoi një stil off-duty elevated: xhinse me bel të lartë dhe këmishë me vija.
Një kombinim i guximshëm që solli energjinë e rrugës në atmosferën elegante të festivalit.
5-HEIDI KLUM
Me një look koral të gjallë, syze aviator dhe energji verore, Heidi Klum solli freski të thjeshtë plot me ndikim.
Pamja e saj tregoi se shpesh mjafton një ngjyrë e fortë për t’u spikatur në Venecia.
stylisphere
most read


9 Sekretet japoneze për të jetuar më lehtë me mendimet e tua






