Plazhet më të bukura në Francë 2025

Sipas Stylisphere

Një listë për t’u ruajtur me plazhet më të bukura të Francës.

1-Plage de Palombaggia (Korsikë)

Rërë e bardhë, ujëra kristal dhe pisha përreth. Ndodhet rreth 10 km në jug të Porto-Vecchio lehtësisht e arritshme me makinë.

2-Plage de Pampelonne (Saint-Tropez)

Plazh i gjatë dhe i gjallë, i njohur për jetën mondane. I arritshëm me makinë (rreth 10-15 min nga qendra e Saint-Tropez) ose me varkë nga porti.

3-Plage d’Étretat (Normandi)

I rrethuar nga shkëmbinj të bardhë dheu forma natyrore dramatike. E arritshme me makinë (rreth 30–40 min nga Le Havre) ose me tren deri në Bréauté-Beuzeville + autobus lokal për në Étretat. Plazhi ndodhet në vetë zemrën e fshatit turistik.

4-Calanque d’En-Vau (pranë Marsejës)

Gji shkëmbor me ujëra smeraldi, ideal për ecje dhe kajak. Nuk është i arritshëm me makinë. Mund të shkosh me një ecje rreth 1h–1h30 nga Calanque de Port-Miou (rrugë panoramike por e pjerrët) Me kajak ose varkë, nga porti i Cassis, ideale për një aventurë në det.

5-Plage de Rondinara – Korsikë

Rreth 25 minuta me makinë nga Porto-Vecchio, në jug të Korsikës. Rondinara ofron rërë të artë, ujëra të cekëta me nuanca turkeze dhe një atmosferë të qetë të mbrojtur nga erërat. Ideal për familje, çifte dhe këdo që kërkon relaks absolut. Mund të arrihet me makinë përgjatë një rruge panoramike, me parkim të organizuar pranë bregut.

6-Plage de Trestraou – Perros-Guirec, Bretania

I njohur për peizazhet me shkëmbinj rozë dhe detin e thellë blu. Ndodhet në qytetin bregdetar Perros-Guirec, në departamentin Côtes-d’Armor, në veri të Bretanisë franceze. I arritshëm lehtësisht me makinë ose autobus nga qyteti më i madh i zonës, Lannion (rreth 15 minuta larg).

7-Plage de la Mala – Cap d’Ail, afër Monakos

Një plazh luksoz dhe i mbrojtur, i fshehur poshtë një shpat i të gjelbëruar. Një komunë bregdetare në Francën jugore, shumë pranë kufirit me Monakon. I arritshëm me makinë dhe këmbë nga Cap d’Ail, duke zbritur një shteg të pjerrët prej shkallësh që e bën atë më privat dhe të qetë.

8-Plage du Grand Sperone – Korsikë Jugore

Një gji i vogël dhe i mbrojtur me rërë të bardhë dhe ujë turkez. Ndodhet në pjesën jugore të Korsikës, rreth 15 km në jug të Bonifacio-s. Mund të arrihet vetëm pas një ecjeje të shkurtër, duke kaluar nëpër peizazhe natyrore të paprekura, çka e bën eksperiencën edhe më të veçantë dhe të paharrueshme.

9-Plage d’Hendaye – Pays Basque

Një nga plazhet më të gjata në jugperëndim të Francës, i vendosur në qytetin Hendaye, pranë kufirit me Spanjën. Plazhi ofron pamje mahnitëse drejt maleve të Pirenejve dhe atmosferë autentike basko-franceze. Është i arritshëm lehtësisht me makinë apo tren, dhe ideal për familje dhe adhurues të perëndimeve spektakolare të diellit.

10-Plage de Saint-Clair – Le Lavandou, Côte d’Azur

I fshehur mes kodrave dhe pishave në qytetin bregdetar të Le Lavandou. Uji i tij i tejdukshëm dhe ngjyrat delikate të mëngjesit krijojnë ndjesinë e një pikture impresioniste. I arritshëm lehtësisht me makinë dhe këmbë, me parkime pranë zonës dhe një shteg të shkurtër që të çon direkt te bregu.

11-Plage de Port Blanc – Quiberon, Bretania

E vendosur pranë formacioneve shkëmbore dramatike dhe një “arche naturelle” të famshme. Ndodhet pranë qytetit bregdetar Quiberon, në rajonin e Bretanisë veriperëndimore të Francës. I arritshëm lehtësisht me makinë nga Quiberon, me parkim pranë hyrjes së plazhit, dhe me ecje të shkurtër për të shijuar këtë vend spektakolar.