Pse gratë në Amerikë Po paguajnë 150 mijë dollarë për të gjetur partnerin “e duhur”?

Në Amerikë, shumë gra të pasura janë lodhur nga njohjet me mesazhe ne instagram, ghosting dhe bisedat pa kuptim në aplikacionet e njohjeve.

Për këtë arsye, disa prej tyre po paguajnë deri në

150 mijë dollarë për një matchmaker privat që t’u gjejë partnerin e duhur.

Jo sepse janë naive, por sepse për to koha është para dhe dashuria është një investim që duhet bërë me kujdes.

Në vend të mesazheve të zakonshme, ato njihen me burra të filtruar paraprakisht, që kanë një pamje, gjatësi, ngjyrë sysh siç ato e kanë qejf, janë seriozisht të investuar për të nisur një lidhje me qëllime serioze dhe bëjnë një punë me të ardhura relativisht të mira.

Kjo është pikërisht atmosfera që trajton edhe filmi Materialists, ku bota e takimeve romantike shihet përmes një perspektive më pragmatike: lidhjet nuk janë vetëm ndjenja, por edhe zgjedhje, kalkulim dhe pritshmëri.