Ja cilat janë disa nga qytetet më të veçanta që nuk kërkojnë buxhet fare për t’u vizituar …

1. Kraków, Poloni
Përse në dimër: Arkitektura mesjetare e mbuluar me dëborë është një mrekulli.
Pikat kryesore për të vizituar: Kalaja Wawel, Muzeu Czartoryski, Kampi i Aushvicit (opsionale 1 orë larg), Tregu i Madh i qytetit,
Zakopane për ski ose hiking.

2. Budapest, Hungari
Përse në dimër: Banjat e famshme termale të Budapestit janë eksperiencë e paharrueshme në të ftohtin e dimrit.
Pikat kryesore për të vizituar: Fisherman’s Bastion, Bazilika e Shën Stefanit, Ndërtesa e Parlamentit Hungarez, Kalaja e Budës, Banjat Termale Széchenyi, Sheshi i Heronjve.

3. Talin, Estoni
Përse në dimër: Një nga qytetet mesjetare më simpatike dhe të ruajtura mirë të Europës, i mbuluar me borë është një përrallë.
Pikat kryesore për të vizituar: Muzeu i Artit Estonez, Qyteti i vjetër, Kalaja Toompea, Parku Kadriorg, Katedralja e Alexander Nevsky.

4. Riga, Letoni
Përse në dimër: Qyteti i vjetër dhe atmosfera e tij e ngrohtë, nën temperaturat e ulëta.
Pikat kryesore për të vizituar: Tregu Qëndror, Katedralja e Rigës, Muzeu Teknologjik, Kisha e Shën Pjetrit.

5. Porto, Portugali
Përse në dimër: Mot i ngrohtë, fluks më i ulët turistësh, eksperienca në kantinat e verës me çmime shumë të përballueshme.
Pikat kryesore për të vizituar: Katedralja e Portos, Pallati i Bolsa, Tregu Bolhão, Stacioni i Trenit Sao Bento, Kisha e Shën Francis.

6. Ljubjana, Slloveni
Përse në dimër: Liqeni Bled me dëborë nuk duhet humbur!
Pikat kryesore për të vizituar: Kalaja e Ljubjanës, Liqeni Bled, Parku Tivoli, Tregu Qëndror, Katedralja e Shën Nikolasit, Shtëpia e Iluzioneve

7. Athinë, Greqi
Përse në dimër: Mot fantastik për të vizituar qytetin, mot i butë, dhe çmime shumë më ekonomike se në verë.
Pikat kryesore për të vizituar: Akropolis, Parthenon, Kopshtet e Qytetit, Lagjja Monastiraki & Plaka, Sheshi Syntagma & Parlamenti