Eksperienca jonë e një fine dining mes intimitetit, luksit dhe komoditetit!
Një nga vendet më të përfolura për momentin, @savoy.tirana, për rikthimin e tij të bujshem, me një ridizenjim ndër me te rafinuarit e një shije të sofistikuar. Por kjo për aq sa kishim parë e dëgjuar…ndaj mbrëme, edhe e prekëm vetë nga afër 🙂
Eksperienca jonë në Savoy?
Sherbimi: Stafi i sjellshëm, të shpejtë, miqësore e gjithë kohës të buzëqeshur…plot sugjerime e tepër të
kujdesshëm!!!
Menuja: Ndër menutë më të veçanta të restoranteve fine dining në Tiranë, vlen të theksohet. Përgezime shefit të kuzhines @mateoskenderaj. Goxha e larmishme dhe pjata very significant për Savoy.
Ne do të veçojmë … praktikisht çdo gjë!!! Mishin (picanha) i gatuar perfekt, një selection salcash fantastike që vinte e shoqëruar me pitet e misrit më të shijshme ever, tacos, sallatën e veçantë me kombinimin e spinaqit, fikut, kajsisë e djathit të dhisë si dhe padiskutim ëmbëlsirën me biskotën e pjekur me akullore e kremin brûlée.
Menuja e koktejleve, vlen për t’u theksuar gjithashtu për larmishmërinë, por nga ana tjetër, ndonëse verërat ishin nga etiketat më të mira, menuja e tyre muuuund të kishte pak më tepër diversitet, për standartin e restorantit…
Ambienti: Ah, ç’tju themi për ambientin…ndërthurja e kadifes me mermerin, e dritat e ulëta, i jepnin nje frymë luksoze, intime e njëkohësisht komode të gjithë restorantit.
Në nje restorant fine dining e të sofistikuar, nuk mund të pretendosh kurrësesi që çmimet të quhen “të lira”, ndonëse kjo gjë është pak subjektive. Për ne të Stylisphere, çmimet në Savoy ishin mëse normale, për cilësinë e ushqimit, shërbimin dhe ambientin e veçantë, ndaj absolutisht që do e sugjeronim për të gjithë, familjarë, shoqëri apo edhe çifte per një date night.
stylisphere
most read

Pse “leg day” është dita që meshkuj shmangin më shumë në palestër?


Sipas një studimi, një grua që nuk i kërkon kurrë para bashkëshortit të saj…





