Sekretet e Bukurisë të Yjeve

Si kujdesen VIP-at për lëkurën e tyre!

#1 Sekreti i Bella Hadid – Ice Bath Facial
Supermodelja betohet tek ‘ice bath facial’ çdo mëngjes! Zhysni fytyrën në ujë me akull për 10 sekonda dhe do ju ndihmojë të reduktoni ënjtjet, mbyllni poret dhe jep shkëlqim të menjëhershëm!

#2 Sekreti i Jennifer Aniston – Akupunktura Faciale
Jennifer Aniston nuk i trembet gjilpërave! Akupunktura faciale është rituali i saj sekret për të stimuluar qarkullimin dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

#3 Sekreti i Hailey Bieber – ‘Glazed Donut’ Look
Hailey e do lëkurën ultra të shkëlqyeshme, si një ‘glazed donut’! Përdor shumë shtresa hidratimi (acid hialuronik, krem hidratues të pasur) dhe përfundon me një vaj të lehtë fytyre para gjumit.

#4 Sekreti i Victoria Beckham – Eksfolimi i Kimik
Victoria preferon eksfolimet kimike me AHA/BHA në vend të eksfolimeve fizike me kokrriza. Rezultat: lëkurë më e butë, më e qartë, pa irritime!

#5 Sekreti i Kim Kardashian – Terapia me dritë të kuqe

Kim përdor rregullisht maskat LED me dritë të kuqe për të luftuar plakjen, njollat e pigmentimit, skuqjen dhe aknet! Drita e kuqe stimulon prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson qelizat e lëkurës në nivel molekular.