Sipas personazheve të filmave dhe serialeve...

Demi & Gaforrja
Si: Noah Calhoun dhe Allie Hamilton
Njëri të mban fort kur lodhesh, tjetri të jep qetësi kur dyshon.
Një dashuri që nuk ikën, qëndron dhe të zgjedh çdo ditë.

Luani & Shigjetari
Si: Carrie Bradshaw dhe Mr. Big
Pasion, ego, kthesa dramatike dhe energji që nuk shuhet kurrë.
Jo gjithmonë e lehtë, por gjithmonë një dashuri që të bën të ndihesh gjallë.

Akrepi & Peshqit
Si: Daisy Buchanan dhe Jay Gatsby
Thellësi emocionale, magnetizëm dhe ndjenja që nuk shpjegohen. Një lidhje që nuk harrohet, edhe kur dhemb.
Dashuri që të ndryshon përgjithmonë.

Virgjëresha & Peshorja
Si: Ross dhe Rachel
Dashuri me shumë keqkuptime, ndarje dhe rikthime.
Njëri analizon gjithçka, tjetri ndjek zemrën.
Një lidhje që gabon shpesh… por nuk dorëzohet kurrë.

Virgjëresha & Gaforrja
Si: Monica Geller dhe Chandler Bing
Njëri kujdeset praktikisht, tjetri emocionalisht.
Dashuri e qetë, mbështetëse dhe e vërtetë.

Bricjapi & Peshorja
Si: Carlos dhe Gabrielle Solis
Kontroll kundër nevojës për vëmendje.
Forcë kundër dobësisë së fshehur. Dashuri që rritet kur të dy mësojnëse fuqia më e madhe është të ecësh bashkë.

Bricjapi & Akrepi
Si: Tommy dhe Grace
Ambicie. Heshtje. Rrezik. Njëri sundon botën. Tjetri sundon zemrën e tij. Dashuri që mbijeton mes errësirës.

Dashi & Luani
Si: Tony Montana dhe Elvira Hancock
Dominim, pasion dhe ego të forta.
Dashuri që ose fiton gjithçka ose shkatërrohet.

Luani & Binjakët
Si: Mr. dhe Mrs. Smith
Njëri sjell pasion dhe krenari, tjetri humor dhe mister.
Grindje, flirt dhe adrenalinë që nuk mbaron kurrë.
Dashuri që mbijeton vetëm sepse të dy refuzojnë të jenë të zakonshëm.

Dashi & Peshqit
Si: Tokio dhe Rio
Dashuri që nuk është e qëndrueshme… por është e paharrueshme. Dashuri që të mëson
se ndonjëherë, intensiteti nuk mjafton për të mbajtur dy njerëz bashkë.

Virgjëresha & Akrepi
Si: Reggie dhe Frances
Perfeksion kundër obsesionit.
Kontroll kundër pasionit.
Një lidhje ku ndjenjat janë të forta, por rreziku po aq i madh.
Dashuri që ose shndërrohet në forcë… ose në plagë.

Peshorja & Shigjetari
Si: Emily dhe Marcello
Romancë që lind mes buzëqeshjes dhe aventurës. Njëri kërkon ekuilibër, tjetri liri. Një dashuri që ndihet si pushim për zemrën.
stylisphere
most read

Pse “leg day” është dita që meshkuj shmangin më shumë në palestër?


Sipas një studimi, një grua që nuk i kërkon kurrë para bashkëshortit të saj…





