Shqipëria, destinacioni i ardhshem i turizmit te lartë!

Intervista ekskluzive me Fundim Gjepalin per turizmin, gastronominë dhe vizionin e një Shqipërie të re.

Një vend i bukur me një histori të pasur, Shqipëria po ndërton një identitet të ri duke kombinuar traditën me modernen. Fundim Gjepali, figura e njohur e gastronomisë dhe sipërmarrës shqiptar, na tregon se ky është vetëm fillimi. Nga restoranti ndërkombëtar në Romë @antico_arco_roma te @padam.tirana e @agroturizem.gjepali , në intervistën e tij për @gambero_rosso ai pohon se Shqipëria ka potencial të bëhet një nga destinacionet më tërheqëse në Mesdhe, nëse zhvillimi bëhet me mend, duke besuar se Shqipëria sot është një Shqipëri e pasur me peisazhe, shije dhe histori. E ardhmja e këtij vendi është e ndërtuar mbi një miksim të arsyeshëm të trashëgimisë, inovacionit, dhe qëndrueshmërisë. Dhe, mbi gjithçka, me një pasion të jashtëzakonshëm që ndërton ura mes njerëzve dhe traditës…e në fakt, historia e @fundim_gjepali është një dëshmi e qartë e asaj që mund të arrihet kur ke vizion, pasion dhe një dashuri të pafund për vendin tënd!

Fundim Gjepali, njé nga emrat më te respektuar në gastronominë shqiptare, ka ndërtuar një urë mes Italisë dhe Shqipërisë përmes shijes dhe përküshtimit ndaj trashëgimisë kulinare.Me mbi 30 vite eksperiencë në Itali, ai themeloi Padam Boutique Hotel & Restaurant ne Tirané dhe më pas Agroturizem Gjepali, një ferme e trashëguar nga familja e tij qe sot eshtë kthyer në nje destinacion ekskluziv për ata që kerkojne autenticitet dhe qetësi larg zhurmës.Shqipëria po njeh nje boom turistik, me mbi 12 milione vizitoré né vitin e kaluar, dhe shumë më tepër priten ketë vit.Por mes gjithë ketij zhvillimi, ne intervistën për Gambero Rosso, Gjepali  paralajmëron:”Turizmi masiv duhet menaxhuar me kujdes.

Shqipëria nuk eshtë thjesht një destinacion i lire për plazh apo festa. Ajo ka potencial te bëhet një nga destinacionet më terheqëse në Mesdhe, nëse zhvillimi behet me mend.”Ai flet per rinovimin e kuzhines tradicionale shiptare, agroturizmin si nje pasuri te re dhe per rilindjen e vererave shiptare, te cilat po konkurojne denjesisht falë bashkëpunimit me kantina italiane dhe franceze.Sot,turistët më kërkues po zbulojne anën tjeter te Shqipërisë: malet, lumente, mikpritjen, ushqimin e gatuar me shpirt.Dhe per kete, duhet ndalur jo vetem ne bregdet, por edhe ne zona rurale, ferma dhe kantina vere qe jane kthyer ne destinacione te mirefillta.