Nëse ndjek vijën bregdetare të jugut, mes Himarës dhe Qeparoit, do gjesh një kthesë të vogël që të çon drejt një parajse të heshtur, Porto Palermon…me një mini port, me detin e kristaltë, gjelbërimin që e karakterizon, ujin kristal dhe gjinkallat që dëgjohen kudo, Porto Palermo është ajo copëz e Rivierës Shqiptare ku koha duket se ndalon, dhe të kthen pas në kohën e Ali Pashës…
E aty, mos jahteve e katamaranëve të parkuar, kalasë së Vasiliqisë dhe natyrës, gjendet @south_porto_palermo.

Një restorant , ku padiskutim pamja ishte pjesa kryesore e përvojës sonë, por jo vetëm…
Nga @birraviola, një nga birrat më të mira që kemi provuar, te freskia e detit që vinte bashkë me pastat me tartarin e violës, antipastat e ftohta , e deri te mousse i çokollatës… vendi të jep ndjesinë për t’u ulur këmbëzbathur, të shijosh çdo specialitet të tij, e të bëhesh pjesë e atmosferës pa luks të tepruar, por me autenticitet dhe kujdes për detajet!
Dhe perëndimi nuk kishte si mos na gjente në një shëtitje me @southheritage, për një zhytje e një gotë Viole me pamje nga kalaja e Porto Palermos.