Nëse ka një vend, që ti mund të konsumosh trendin e viteve të fundit “Brunch”, por të të kthejë pas në fëmijëri, është pikërisht Të Du Ktu.
Kur zgjedhim një vend për të konsumuar brunch, marrim parasysh që mund të jetë pak overpriced, duke ditur që një nga kriteret e tij janë dhe ushqimet “Instagrammable”
Ne, me qëllimin që t’i gjenim të gjitha në një vend, dolëm në këto përfundime👇
•Shërbimi: Shumë të sjellshëm, të gjithë nga stafi. Mikpritës gjithashtu, e të shpejtë.
•Ushqimi: Ne porositëm pak të ëmbla e pak të kripura që të mbanim balancën. Do të veçonim Matcha Muesli Bowl, kishte shije shumë të lehtë e kosi ishte kremoz, dhe me ingredientët e duhur.
Rezervat tona qëndrojnë për Eggs Benedict me salmon, për bukën më tepër. Ishte pak e rëndë në shije, dhe sasia e vezës e salmonit në krahasim me bukën, thuajse nuk vihej re fare.
•Ambienti: Oh, ambienti ishte një nga vendet me cozy që ne kemi konsumuar brunch-et tona. Shumë komod, i qetë, jo overcrowded, me dritë dhe detaji më i bukur ishte vibe që ambienti kishte, fiks si në shtëpi.
•Çmimet: Përveç Matcha Muesli Bowl, çmimet janë detaji tjetër që ne totalisht do të veçonim. Shumë të arsyeshme, madje ndër më të arsyeshmet që mund të qëndrojnë për një brunch, gjithmonë lidhur me shërbimin dhe cilësinë e ushqimit.
Prandaj, nëse doni një brunch me shije shtëpie jashtë shtëpisë, me 2-3 kritika të vogla sipas nesh, Stylisphere patjetër që do e sugjeronte Të Du Ktu si one of the best spots in Tirana.