Teksturat që i bashkojnë të dyja botët

Moda dhe interieri flasin përmes teksturave

Moda dhe interiori ndajnë të njëjtën gjuhë: teksturat. Nga drama e kadifesë së kuqe, sofistikimi i lëkurës dhe freskia e pambukut, tek reflektimet skulpturore të mermerit e argjendit, materialet krijojnë ura mes pasarelës dhe hapësirës që na rrethon. Një dialog estetik ku stili bëhet përvojë, dhe luksin e përjetojmë si në trup, ashtu edhe në ambient.

  1. The Power of Velvet

Kadifeja e kuqe, drama e pasarelës dhe eleganca e interierit. Një material që mbështjell trupin dhe hapësirën me luks të përjetshëm.

  1. The Timeless Leather

Lëkura, një material që mbart forcë dhe sofistikim. Nga xhaketat dhe fundet e kuruara deri tek kolltukët ikonë, ajo mishëron luksin e heshtur.

  1. Thjeshtësia e pambukut

Pambuku sjell freski dhe rehati. Në modë apo në interior, ai mishëron natyrshmërinë dhe elegancën e përditshme.

  1. Reflektim dhe strukturë

Mermeri i gdhendur dhe argjendi i lëmuar: dy materiale që bashkojnë forcën me dritën, duke i dhënë modës dhe interiorit një elegancë skulpturore.