Si po kthehen në simbol të udhëtimeve ekskluzive në Europë!
- La Dolce Vita Orient Express (Itali)

- Venice Simplon-Orient-Express (Francë – Itali – Rumani)
Një ikonë e luksit klasik. Me interier Art Deco, suita elegante dhe darka të sofistikuara, ky tren të kthen pas në kohë, por me stilin më të mirë të shekullit XXI.
Route: Paris, Venecia, Verona, Bukuresht…

- Golden Eagle Danube Express (Europa Qendrore & Lindore)
Udhëtim përmes historisë dhe kulturave të ndryshme: nga Budapesti në Pragë, në Vjenë dhe më tej.
Suita me shërbim 24/7 dhe restorante me menu sezonale gourmet.

- Belmond Royal Scotsman (Skoci)
Nëse do të shijosh malet skoceze me një gotë whisky në dorë dhe një suitë me spa lëvizëse… kjo është zgjedhja.
Spa në tren, kabina me dru të gdhendur dhe dritare panoramike.

- Glacier Express Excellence Class (Zvicër)
I njohur si “treni më i ngadaltë i shpejtësive të larta” sepse pamjet janë aq të bukura sa s’dëshiron të mbarojë!
Kalon përmes Alpeve, duke ofruar ushqim gourmet dhe një bar panoramik.

- The Presidential Train (Portugali)
Një tren historik që dikur transportonte presidentët e Portugalisë. Sot, ofron udhëtime të rralla me kuzhinë të krijuar nga shefa të njohur.
Një kombinim i historisë dhe gastronomisë moderne.

- Belmond Grand Hibernian (Irlandë)
Irlanda e gjelbër, me kështjella dhe legjendat… gjithçka nga dritarja e një treni të luksit me interier të frymëzuar nga stili gjeorgian.
Një “boutique hotel” mbi shina.

- Rovos Rail (Afrika e Jugut që ofron ture speciale në Europë)
Edhe pse i njohur për rrugët afrikane, Rovos Rail organizon edhe udhëtime ekskluzive nëpër Europë. Luks maksimal, pamje të ndryshme dhe një ndjesi klasike.

- Transcantabrico Gran Lujo (Spanjë)
Një tren elegant që përshkon bregdetin verior të Spanjës, me kabina që ngjajnë me suitat e hoteleve 5-yje dhe darka nën tingujt e flamencos.

- Al Andalus (Spanjë)
Ky tren historik, udhëton nëpër qytete si Sevilja, Granada dhe Córdoba.
I dekoruar me art nouveau dhe shërbim luksoz.
