Kur deti vjen në tryezë, Stylisphere shkon te Varka!

Shijet e gjithësecilit prej nesh, në restorantet e peshkut, kryesojnë te ato tradicionalet e të gatuara sa më “basic”, dhe e rëndësishme është të qëndrojmë te e freskëta dhe aroma e detit. Po pse mos tentosh të provosh diçka më ndryshe ndonjëherë?

Dhe në fakt, te Varka, ne këtë bëmë:
Shërbimi: A ka më mirë kur mikpritja shoqërohet dhe me pak humor? Te stafi i Varkës do t’i gjeni të dyja…përpos sugjerimeve të veçanta dhe shërbimit të shpejtë 🙂
Menuja: Absolutisht e larmishme, por ajo që na ra në sy ishin pjatat me kombinime super të veçanta. Ne do të veçojmë karkalecin me salcë kremoze me uzo, taramanë jashtëzakonisht të shijshme (salcën me vezë peshku) si dhe ceviche me “qumësht tigri” me salcë limon & portokall, si dhe padiskutim ekmekun me kadaif, akullore dhe miks çokollatë e bardhë me pistachio.
Ambienti: Ajo që bie në sy është që pavarësisht hapësirës së madhe që restoranti ka, mbizotëron qetësia e standarti. Do e konsideronim një restorant casual, komod dhe i përshtatshëm për çdo kategori, që nga familjarët deri te çiftet apo grupet shoqërore.
Çmimet: Nuk themi asnjëherë lirë apo shtrenjtë sepse çmimet janë relative, por absolutisht që çmimet ishin në raport të drejtë me cilësinë e shërbimin e Varkës.
Ashtu siç ka edhe sloganin, Stylisphere e gjeti vërtet detin në tryezë te Varka në Tiranë. Atë që duhet të bëni edhe ju, meqë vera do edhe pak të vijë