Në një qytet që gjithnjë e më shumë po e zgjeron horizontin gastronomik, @vesper.thebar sjell një eksperiencë që nuk gjendet askund tjetër në Tiranë: tapas autentike dhe gatime tipike spanjolle, të përgatitura me përpikmëri dhe pasion.
Pjata të vogla për t’u ndarë me miqtë, nga Patatas Bravas, Gilda, Jamón, e deri te kroketat që shkrijnë në gojë, Vesper të bën të takosh Madridin dhe Barcelonën në një tavolinë të vetme!
Shërbimi është i shpejte, të gatshëm për sugjerime, i kujdesshëm e shumë të sjellshëm.
Atmosfera është super nice, në fakt për të qënë të sinqertë, ishte gjëja kryesore që na shtyu ta viziton Vesper. Një ambient design, me spote super “instagrammable”, e ngrohtë, komode…megjithate herë herë e gjeje veten mes zhurmës si pasojë e dyndjes së njerëzve.
Do sugjeronim të rezervonit paraprakisht pasi si një nga vendet me IN në Tiranë, vështirë të gjeni tavolinë sipas dëshirës.
Megjithatë, është padiskutim një vend që duhet patjetër të shkoni, përveç se është praktik, për lokacionin, vibe-n që ka pasi nuk të detyron të jesh formal e mund ta shfrytëzosh fare mirë si për një happy hour pas pune ashtu i veshur siç je, si për një darkë me miqtë, familjen apo partnerit, si për një night out gocash, Vesper është një destinacion ku çdokush mund të përjetojë shijen e vërtetë të Spanjës, pa lëvizur nga Tirana!
stylisphere
most read


9 Sekretet japoneze për të jetuar më lehtë me mendimet e tua






