Nëse ka një vilë ku ne do të riktheheshim sa herë të na jepej mundësia, edhe në mes të kësaj periudhe plot shi e stuhi, është padyshim @villa_si_era.

Dhe po, është një nga vilat më të veçanta në Shqipëri… kjo është 100% e sigurt!

 

Nuk ka gjë më të bukur sesa një fundjavë në vilë, me këdo që të jeni… momentet kur gatuani së bashku, lojërat, natyra që ju rrethon, koha e gjatë plot të qeshura, e herë pas here edhe me kërcime e karaoke. Pikërisht kjo është një nga arsyet pse ne vazhdimisht promovojmë dhe jetojmë eksperienca të veçanta në vila kudo në Shqipëri.

 

Këtë herë e zgjodhëm për një fundjavë me shoqërinë e stafin tonë, por sa herë që shohim fotot, kuptojmë që Vila Siera është po aq e përshtatshme edhe për ditëlindje familjare, përvjetore, festa të vogla që duam t’i mbajmë mend gjatë. Ka fiks atë energjinë e ngrohtë që të mbledh rreth tryezës dhe të kujton se momentet e thjeshta janë ato që mbeten.

 

Ama risia më e bukur e këtij dimri ishte padyshim këndi i jashtëm, i akomoduar me minimalizëm, shije dhe komoditet.

Është vendi perfekt për movie nights që kthehen në ritual, me batanije, verë, shoqëri të mirë… dhe ne e shijuam dyfish me shiun që përplasej në vitratën e xhamit 🙂

 

Ka vila që shihen bukur vetëm në foto… dhe ka vila që krijojnë kujtime. Vila Siera është nga ato të dytat, vendi ku, sa herë shkojmë, largohemi pak më të qetë, pak më të mbushur, e pak më pranë njëri-tjetrit.