Search
Close this search box.

What you should know about Marrakech By Stylisphere

Prej 3 ditësh Stylisphere po viziton Marrakeshin. Një nga eksperiencat më të veçanta, një kulturë krejtësisht ndryshe, realitet tjetër…
Ne sot po rendisim disa fakte mbi Marrakeshin, që dhe ju të tundoheni dhe ta vizitoni sa më shpejt:
– Për në Marrakesh ju duhet vizë. Viza del për 2 javë max, dhe me atë rast falenderojmë Migena Meridian Travel për disponibilitetin dhe korrektësinë e saj.
– Monedha vendase është Dirhami. Duhet t’i ktheni Eurot në Dirham sapo të zbrisni në aeroport, sepse vendasit do mundohen t’ju bëjnë “lojëra” me kursin e këmbimit pastaj. Në aeroport ju japin dhe nje Global Card që e mbushni aty direkt me Dirham. Super praktike dhe e sigurt.
– Alkooli në Marrakesh është i ndaluar. Vetëm hotelet dhe një pjesë e vogël e restoranteve e shërbejnë. Për të shërbyer alkool, çdo biznes duhet të ketë licencë.
– 5 janë atraksionet turistike më të veçanta për të vizituar; Majorelle Garden, Yves Saint Lauren Museum, Bahia Palace, El Badi Palace.
– Në tregun e madh (Jema al Fena) do keni mundësinë të luani me majmunë për 5-10 minuta (200 Dirham ~ 20€), si dhe të bëni Henna Tattoo për (150 – 200 Dirham).
– Gjuhë zyrtare të parë kanë Arabishten dhe të dytë Frëngjishten.
– Taksitë janë jashtëzakonisht të lira. Mund t’i vish rreth e rrotull Marakeshit për max 10€.
– Riads quhen guesthouse-t tradicionale. Shtëpi në formë hotelesh me max 5-6 dhoma, ku dikur jetonin pasanikët me farefisin e vet.
– Vendi ka shumë aromë erëzash. Sidomos aromë shafrani dhe një bime që quhet Orange Blossom (vjen pakashumë e ngjashme me vaniljen).
– Në gatime tradicionale mbizotëron mishi dhe zarzavatet. Gatuhen shumë shëndetshëm, në avull ose të pjekura pa yndyrë fare. Edhe gatimet gjithashtu, kanë shumë erëza.
– Vendasit janë shumë të dashur, të sjellshëm, sidomos me femrat shumë përkujdesës. Shqiperinë e njohin të gjithë.

Shumë shpejt do të postojmë dhe review-të më të veçanta të restoranteve që kemi frekuentuar.
Much love, Stylisphere!