Disa nga zakonet që praktikohen natën e Vitit të Ri, për të sjellë Fat dhe Prosperitet
Besojmë apo nuk besojmë, të gjithe ne kemi praktikuar të paktën 1 prej zakoneve/ritualeve të natës së Vitit të Ri që ne kemi përzgjedhur për ju, të cilat thuhet se sjellin Fat dhe Prosperitet, nga ato që janë më të shpeshta në Shqipëri e deri në Irlandë.
Cili është rituali që ju bëni zakonisht natën e Viti të Ri dhe ku besoni më shumë?
Kapërceni shtatë valë
Të kalosh natën e Vitit të Ri në plazh tingëllon bukur në vetvete, por në Brazil besohet se fati juaj rritet nëse kaloni mbi shtatë valë.
Thyej pjata
në Danimarkë, thyerja e pjatave në natën e Vitit të Ri në pragun e shtëpisë suaj apo të miqve, është një traditë e bërë prej vitesh. Sa më shumë copëza të ketë para shtëpisë suaj të nesërmen, aq më me fat do jeni.
Dekoroni dyert tuaja me qepë
Në Greqi, është zakon të vendosni tufa me qepë mbi dyer si një mënyrë për të ftuar fatin e mirë.
Pse qepë?
Për grekët, qepët janë simbole të prosperitetit, sepse ato mbijnë edhe kur askush nuk i kushton vëmendje.
‘Hidhuni nga karrigia’
Në Danimarkë, njerëzit qëndrojnë mbi një karrige pak përpara ndërrimit të viteve dhe ‘hidhen’ në mesnatë, në 1 Janar.
Vendosni objektivat e Vitit të Ri
Historianët besojnë se ideja e vendimeve të Vitit të Ri, daton më shumë se 4000 vjet më parë dhe vazhdon edhe ditët e sotme si mënyrë për ta nisur mbarë vitin.
Konsumoni ushqime të rrumbullakëta
Ka kaq shumë tradita të natës së Vitit të Ri rreth ushqimeve dhe shumë kultura thonë se ngrënia e ushqimeve të rrumbullakëta që të kujtojnë monedha do të çojë në prosperitet.
Vishuni me pika
Në Filipine, veshjet me pika janë shumë të famshme më 31 dhjetor, pasi rrisin shanset për fat në vitin e ri.
Godisni muret me bukë
Ndërsa shumë vende kanë tradita të lidhura me ushqimin, tradita më interesante e Irlandës nuk përfshin të ngrënit. Në vend të kësaj, Irlandezët godasin bukën e Krishtlindjes në muret e shtëpive të tyre.
Gatuani një pjatë peshku
Peshku konsiderohet një tjetër hyrje e mirë e vitit të ri, pasi peshqit notojnë vetëm në një drejtim përpara, si lëvizja e kohës.
Hapni një shegë
Në Turqi, shegët janë simbole të bollëkut dhe sa më shumë ta përhapni aq më bollëk do ketë në vitin e ardhshëm.
12 Kokrra rrushi në 00:00
Ky zakon vjen nga Spanja dhe pretendohet që ngrënia
e 12 kokrrave të rrushit në orën 12 do të sjellë ëmbëlsi dhe bollëk, pasi rrushi është simbol i tij.
Të brendshme të kuqe
Veshja e të brendshmeve të kuqe për Vitin e Ri është një traditë e njohur në shumë kultura dhe besohet se sjell fat, dashuri dhe pasion në vitin e ardhshëm.
Një fëmijë në prag të shtëpisë
Hyrja e një fëmije me këmbën e djathtë në momentin që hyn Janar, është një traditë që lidhet me simbolikën e fillimeve të mbara dhe me tërheqjen e fatit të mirë e të pafajshëm, njëlloj si fëmijët.