
Rritje, Stabilitet dhe Mundësi të reja
Çfarë parashikon Horoskopi Kinez për 12 shenjat e zodiakut?
Miu
Të lindurit në: 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020
Një vit i suksesshëm për projekte krijuese dhe bashkëpunime profesionale. Mund të përballeni me konkurrencë, por aftësia juaj për të menduar strategjikisht do t’ju ndihmojë. Fitime të qëndrueshme, por shmangni investimet impulsive. Marrëdhëniet ekzistuese do forcohen. Beqarët do kenë mundësi të takojnë partnerë potencialë në mjedise shoqërore.
Kujdesuni për stresin dhe sigurohuni që të bëni aktivitete që ju relaksojnë.
Bualli
Të lindurit në: 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997,
2009, 2021
Një vit i qëndrueshëm. Fokusohuni në ndërtimin e projekteve afatgjata. Mund të merrni përgjegjësi të reja që kërkojnë përkushtim. Investimet e kujdesshme do sjellin rezultate pozitive.
Marrëdhëniet romantike do të jenë të qeta dhe harmonike. Beqarët do preferojnë një qasje më të ngadaltë ndaj dashurisë. Kujdes me dietën dhe shëndetin mendor. Pushimi do të jetë i rëndësishëm.
Tigri
Të lindurit në: 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022
Sfida në fillim të vitit, por suksese në pjesën e dytë.
Rrjetëzimi dhe bashkëpunimet do jenë çelësi i suksesit. Kujdes me shpenzimet impulsive. Planifikimi financiar është i rëndësishëm. Marrëdhëniet mund të kalojnë nëpër sfida, por komunikimi i hapur do ndihmojë. Beqarët mund të përjetojnë dashuri të papritura. Fokusohuni në gjumin dhe mirëqenien mendore për të shmangur lodhjen.
Lepuri
Të lindurit në: 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999,
2011, 2023
Një vit pozitiv për projekte krijuese dhe bashkëpunime të frytshme. Mos kini frikë të merrni iniciativa. Një përmirësim i financave. Kursimet dhe investimet e menduara mirë do japin rezultate.
Harmoni në marrëdhëniet ekzistuese, ndërsa beqarët kanë mundësi të takojnë dikë të veçantë.
Kujdes me nivelet e stresit dhe mos neglizhoni aktivitetin fizik.
Dragoi
Të lindurit në: 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988,
2000, 2012
Një vit i fuqishëm për avancim profesional. Mos kini frikë të merrni vendime të mëdha. Fitime të mira, por kujdes me shpenzimet e tepërta. Investimet e mençura do jenë të suksesshme.
Lidhjet romantike do lulëzojnë. Beqarët do kenë mundësi të njohin dikë të veçantë.
Energjia do jetë në nivel të mirë. Kujdesuni për relaksimin psikologjik.
Gjarpri
Të lindurit në: 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Ky është viti juaj! Mundësi të shumta për sukses dhe avancim në karrierë. Intuita juaj do jetë veçanërisht e fortë. Përmirësimet financiare dhe investimet do japin rezultat.
Harmoni dhe stabilitet në marrëdhëniet ekzistuese. Beqarët kanë fat në dashuri.
Kujdesuni për ekuilibrin emocional.
Kali
Të lindurit në: 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990,
2002, 2014
Një vit plot dinamizëm. Kini kujdes të mos shpërndaheni në shumë drejtime. Stabilitet financiar nëse bëni planifikim të kujdesshëm.
Marrëdhëniet romantike do lulëzojnë dhe beqarët mund të përjetojnë dashuri pasionante.
Aktiviteti fizik do jetë i rëndësishëm për të shmangur lodhjen.
Dhia
Të lindurit në: 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Fokusohuni te projektet kreative dhe bashkëpunimet. Stabilitet financiar. Marrëdhëniet do jenë të qeta dhe harmonike dhe beqarët do kenë fat në dashuri.
Kujdesuni për shëndetin mendor dhe gjeni kohë për relaksim.
Majmuni
Të lindurit në: 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992,
2004, 2016
Një vit i mbarë për inovacion dhe projekte të reja. Kujdes me investimet e rrezikshme dhe fokusohuni në kursime.
Beqarët do kenë mundësi për lidhje romantike. Marrëdhëniet ekzistuese do forcohen.
Kujdesuni për gjendjen fizike dhe shmangni lodhjen
Gjeli
Të lindurit në: 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993,
2005, 2017
Mundësi për avancim profesional dhe projekte të suksesshme. Përmirësim financiar. Kujdes me menaxhimin e parave.
Stabilitet në marrëdhëniet romantike. Beqarët mund të gjejnë dashurinë.
Kujdes për sistemin nervor dhe gjumin.
Qeni
Të lindurit në: 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994,
2006, 2018
Një vit i qëndrueshëm, por kërkon përkushtim për të pozitën.
Shmangni rreziqet financiare dhe fokusohuni te kursimet.
Harmoni në marrëdhëniet ekzistuese. Beqarët do përjetojnë njohje romantike.
Kujdesuni për aktivitetin fizik dhe mirëqenien mendore.
Derri
Të lindurit në: 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019
Një vit i suksesshëm për projekte të reja dhe bashkëpunime. Përmirësim financiar. Kujdes me borxhet.
Marrëdhënie romantike të qëndrueshme. Beqarët mund të takojnë partnerë interesantë.
Kujdesuni për ushqimin dhe aktivitetin fizik.