Search
Close this search box.

5 Mendimet që të duhen për të nisur ditën me pozitivitet!

5 Mendimet që të duhen për të nisur ditën me pozitivitet!

Nga Simon Sinek

  1. Lufto për gjërat që do.
  2. Kujdesu për të tjerët.
  3. Mëso të dëgjosh, e të flasësh gjithmonë i fundit.
  4. Mbaj përgjegjësi për veprimet e tua.
  5. Mirënjohja është virtyti më i vlefshëm!

Lufto për gjërat që do

Disa i shohin ato gjëra që duan, disa të tjerë shohin atë që i ndalon për të parë çfarë vërtetë duan…

Ti mund të ndjekësh atë që do, ashtu siç nuk mund të ndalosh askënd për të ndjekur atë që do. Ti thjesht mund ta bësh në një mënyrë tjetër, mund të thyesh sa rregulla të duash, për aq kohë sa nuk i ndërhyn askujt tjetër në rrugën e vet.

Kujdesu për të tjerët

Nuk ka të bëjë sa i fortë je, sa i zgjuar je, apo sa i shpejtë je. Ajo që ka rëndësi është se sa je ti i gatshëm për të ndihmuar të tjerët, sepse vetëm kështu bota mund të evoluojë. Çdo gjë që na rrethon është po aq sa e rrezikshme dhe e frikshme për të bërë çdo gjë vetëm.

Mëso të ndihmosh të tjerët, dhe të pranosh ndihmën që të ofrohet…sepse vetëm atëherë do ta kuptosh se sa njerëz kanë dashur të të ndihmojnë realisht!

Mëso të dëgjosh, e të flasësh gjithmonë i fundit

Aftësia për të ruajtur opinionin tënd për vete, derisa të gjithë kanë mbaruar së foluri, bën të mundur 2 gjëra.

  1. I jep ndjesinë e mirë të tjerëve që fjala e tyre është dëgjuar. Të ndiejnë që kanë dhënë kontributin e tyre.
  2. Ti i krijon vetes mundësinë e të dëgjuarit opinionet e të gjithëve.

Nëse je dakord me dikë, mos aprovo direkt. Por as kur nuk je dakord, mos kundërshto. Thjesht ulu dhe drejto pyetje, për të kuptuar çfarë të tjerët mendojnë.

Mbaj përgjegjësi për veprimet e tua

Ndonjëherë, do të jesh edhe ti problemi. Ti mund të marrësh të gjitha vlerësimet e botës, për ato që ti i bën siç duhet, për aq kohë sa ti mban përgjegjësi për veprimet e tua.

Ky ekuacion, duhet të jetë gjithmonë në balancë.

Mirënjohja është virtyti më i vlefshëm!

Me kalimin e kohës do fitosh famë, sukses, pozicion…dhe njerëzit do të trajtojnë gjithmonë e më mirë. Do të hapin dyert e makinave më të shtrenjta për ty, do të shërbejnë kafe pa të pyetur në filxhanët më të shtrenjtë, do të dhurojnë pafund dhurata me vlera të mëdha…asgjë prej këtyre, nuk është për ty, por për pozicionin që ti mbart, për nivelin e suksesit që ke arritur.

Prandaj shijo çdo gjë që të ofrohet, por ji mirënjohës, gjithmonë!